Pacientët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike Universitare kanë pasur mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në pamundësi që t’i drejtohen kutive të votimit, të shtrirë në klinikat e QKUK-së ata kanë votuar me shpresën se nga këto zgjedhje do të ketë ndryshime në shëndetësi, ekonomi e arsim.
81-vjeçari, Sani Gjini i cili po trajtohet tash e disa ditë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale e ka shumë të rëndësishme votën.
Me asistimin e ekipit mobil, ai ka votuar teksa ka thënë se pret që në katër vitet e ardhshme të përmirësohet jetesa.
“Shpresoj që ndryshime, se deri këtu jo fort, në përgjithësi. InshAllah përmirësohet hala ma mirë. Ka shku mirë, por hala më mirë mundet.. Ndryshime në shëndetësi, arsim e ekonomi në përgjithësi se ato e mbajnë shtetin, në ushtri e krejt”, ka thënë Gjini, raporton kp.
Edhe Petrit Haliti, i cili nga e premtja qëndron në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale pret ndryshime nga këto zgjedhje.
“Do të doja që prej këtyre zgjedhjeve me dashtë Zoti me fitu edhe me qenë kushtet më të mira për ne që jemi si pacientë. Me ndryshu për ma mirë, mirë është por mundet ma mirë”, shprehet ai.
Luan Buqezi nga Prishtina, tregon se para disa ditëve ka bërë kërkesën që t’i mundësohet vota.
“Për mua është shumë e rëndësishme qe ëndrra e shqiptarëve të realizohet. Prej këtyre zgjedhjeve pres vetëm të mira për popullin dhe sa më shumë kundër armikut me lobu dhe me luftu”, tha ai.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe