LAJMI I FUNDIT:

Votimi nga diaspora, KQZ refuzon disa aplikacione

Votimi nga diaspora, KQZ refuzon disa aplikacione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin për refuzimin e aplikacioneve nga e-mail të dyshimta që kanë pranuar nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se tashmë i mbetet prokurorisë të hetojë ato e-mail të dyshimta.

Anëtari i PDK-së në këtë komision, Arianit Elshani, deklaroi se janë evidentuar rreth 800 e-mail të dyshimta.


“Për KQZ-në janë të dyshimtë, nuk janë kredibile dhe janë një tendencë ndoshta për manipulimin e zgjedhjeve. Këto i kemi trajtuar dhe kemi rëne në konstatim se pas kontaktimit të 89 aplikacione, vetëm 3 kanë konfirmuar identitetin e tyre, të tjerët s’janë përgjigjur në numrat e tyre të telefonit ose s’kanë qenë funksionalë. Në total është numri prej 800 aplikacioneve të tilla që kanë ardhur”.

Elshani bëri të ditur po ashtu se një numër i madh i kësaj liste votuesish ishin nga komuna e Istogut.

Ndryshe, sekretariati i KQZ-së, njoftoi se tashmë kanë pranuar 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues nga jashtë Kosova, Ku deri tani kanë aprovuar 9 mijë e 652.

Afati për aplikim për regjistrim për zgjedhjet e 17 tetorit përfundon sonte pas mesnate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori