LAJMI I FUNDIT:

Vonohet riparimi i qarkores në Shkup, ndërtohet nga firma e Sead Koçan (Video)

Vonohet riparimi i qarkores në Shkup, ndërtohet nga firma e Sead Koçan (Video)

Vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar, shkaktuan dëme të shumta në Hasanbeg dhe në vendbanimet përreth. Por, mes tjerash, dëme të mëdha u shkaktuan edhe në qarkoren e Shkupit. Për shkak të situatës emergjente, Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore nënshkroi kontratë me kompaninë “Transmet” pa shpallur paraprakisht tender, njofton Shenja.

Ndonëse kontrata ishte në vlerë prej 3.6 milionë eurove, ligji lejon që të nënshkruhen kontrata “në katër sy” në situata kur ka urgjencë ekstreme, të shkaktuara nga ngjarje të cilat institucioni përgjegjës nuk ka pasur mundësi t’i parashikojë. E tillë u cilësua edhe situata me vërshimet në Shkup, dhe në muajin tetor u nënshkrua kontratë për riparimin e dëmeve në qarkoren e Shkupit, mirëpo çështja është se punët akoma nuk kanë përfunduar plotësisht.


Sipas kontratës, ishte paraparë që punët ndërtimore të përfundojnë në afat prej 4 muajve, afat i cili skadoi në muajin shkurt. Një rrethanë e re, e cila pritet që akoma më shumë të komplikojë situatën, është vendimi gjyqësor për paraburgosje të Sead Koçanit, menaxherit të kompanisë “Transmet”, si pasojë e rastit “Trust” të Prokurorisë Speciale.

Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore e pyetëm se pse po vonohen punët për riparim të tërësishëm të qarkores së Shkupit, dhe a ndikon në këtë proces vendimi gjyqësor për paraburgim të menaxherit të kompanisë “Transmet”, mirëpo deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse kompania do të përballet me dënime, shkaku i vonesës nga ajo që është paraparë në kontratë. 22 persona humbën jetën nga vërshimet që kapluan rajonin e Shkupit më 6 gusht, një pjesë e të cilëve në natën e kobshme frekuentonin qarkoren e Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori