Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj për rritjen e pagave, por ende nuk ka një vendim.
Vonesa e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, për ekspertët kësaj fushe është e pakuptimtë dhe me ndikim politik.
Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se hallkat dhe instancat e drejtësisë në vend janë të ndikuara, instrumentalizuara nga politika si jashtë dhe brenda saj.
Sipas tij, ndikimet e herë pas hershme nga segmente të caktuara politike bëjnë që të shfaqen pengesa dhe vonesa nga Gjykata Kushtetuese.
“Fatkeqësisht, hallkat dhe instancat e drejtësisë në këtë vend janë të ndikuara, instrumentalizuara nga politika si jashtë dhe brenda. Megjithëse afati zgjatë 60 ditë, ata do duhej që gjatë kësaj kohe të jepnin një përgjigje, mirëpo është në dorën e tyre. Ka ndikim hera- herës dhe nga segmente te caktuara, ka presion mbase direkt ose indirekt në punën e institucioneve të drejtësisë, qoftë asaj të rregullt apo Kushtetuese dhe prandaj këto vonesa”, tha Baraliu.
Edhe përfaqësuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj theksoi se neglizhenca e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e kësaj çështje brenda afateve ligjore në publik, ngrit dyshimet lidhur me profesionalizmin dhe pavarësinë e gjykatës.
Miftaraj tha se trajtimi i kësaj çështje nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të duhej të ishte prioritet dhe të trajtohej brenda afateve ligjore.
“Neglizhenca e gjykatës në trajtimin e kësaj çështje brenda afateve ligjore, në publik ngrit dyshimet lidhur me profesionalizmin dhe pavarësinë e gjykatës për të vendosur në raste kur duhet të vendos lidhur me ligjshmërinë e vendimeve të miratuara nga Qeveria. Vonesat në trajtimin e kësaj lënde janë të pakuptimta dhe sigurisht se kjo gjykatë do të duhej të sqaronte publikun lidhur me ecurinë e kësaj çështje duke marr për bazë se e njëjta hyn në kuadër të interesit të përgjithshëm dhe publiku ka interes për të pasur informacion”, sqaroi ai.
Sipas tij, IKD ka publikuar analizë ligjore lidhur me ligjshmërinë dhe ndikimin financiar të vendimit të qeverisë për ngritjen e pagave, i cili vendim sipas IKD-së ishte marr në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm.
“IKD është në proces të monitorimit lidhur me masat dhe veprimet që janë duke u ndërmarr për të kthyer ligjshmërinë lidhur me këtë vendim, duke përfshirë edhe trajtimin e këtij rasti nga GJykata Kushtetuese”, tha ndër të tjera Miftaraj.
Se kjo çështje nuk është bërë në procedura të duhura ligjore e thotë edhe profesori Baraliu, duke shtuar se do duhej bërë në procedura të rregullta duke kaluar kështu vendimi edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Është një çështje që nuk është bërë në procedura të duhura ligjore, sepse vetëm me një propozim ligji i cili do të duhej të propozohej nga qeveria dhe domosdoshmërish të kalohej përmes kuvendit për tu miratuar, dhe jo në formën e miratimit gjegjës”, sqaroi profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu për Telegrafin.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor 2017 kishte marr vendimin për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. Për këtë kishte reagime të shumta nga partitë opozitare dhe shoqëria civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trupat e sulmuesve të vrarë në Banjskë nuk iu dorëzohen familjarëve pa përfunduar edhe identifikimet shkencore

Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

Eksperti serb i sigurisë: Ishte e pamundur të organizohej aksioni në Banjskë pa dijeninë e Radoiçiqit

SHBA: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Kurti: Këto armë janë bërë nga prodhuesit shtetëror serbë - pra është e përfshirë edhe qeveria e Vuçiqit

Vendet e QUINT-it në OSBE me deklaratë përbashkët për sulmin në veri: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës