LAJMI I FUNDIT:

Von Cramon: Sinjal për BE-në vizita e Vuçiqit në Kinë, kur të gjithë mblidhen në Tiranë

Von Cramon: Sinjal për BE-në vizita e Vuçiqit në Kinë, kur të gjithë mblidhen në Tiranë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka goditur presidentin e Serbisë për mungesën në samitin që u mbajt në Tiranë.

Presidenti i Serbisë po qëndron në vizitë zyrtare në Kinë.


Këtë vizitë të Vuçiqit, Von Cramon e ka cilësuar si “muajt të mjaltit”, duke shtuar se Vuçiq ka dërguar sinjal Bashkimit Evropian.

”Ndërsa të gjithë po mblidhen për Procesin e Berlinit në Tiranë, Presidenti i një shteti “kandidat” për  BE feston muajin e mjaltit në Kinë. Një sinjal edhe për BE-në”, ka thënë Viola von Cramon.

Në Tiranë, sot nisi takimi i vjetor i Procesit të Berlinit me pjesëmarrjen e udhëheqësve të vendeve të Ballkanit perëndimor, përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe të disa prej vendeve anëtare që janë përfshirë në këtë proces.

Në fokus të takimit të sotëm ishte zgjerimi dhe mbështetja që Brukseli synon të ofrojë, përmes Planit të ri për Ballkanin, të paraqitur nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Tensionet e fundit në Veri të Kosovës, zunë vend në fjalimet hapëse, duke vënë theksin te nevoja e vijimit të dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes palëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori