LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen T-Roc R ka filluar testimet në pistë (Foto)

Volkswagen T-Roc R ka filluar testimet në pistë (Foto)

Vetëm pak kohë pas paralajmërimeve, VW ka nisur ta testojë rivalin e BMW X1 dhe Volvo XC40.

Makina Golf është shumë e pëlqyer, ndërsa ka kërkesa të mëdha edhe për T-Roc, andaj Volkswagen ka bërë një bashkim mes këtyre dy makinave duke krijuar T-Roc R, transmeton Telegrafi.


Kështu ishte thënë për këtë veturë të re, për të cilën nuk u dhanë detaje, vetëm se do të jetë një crossover i fuqishëm dhe komod.

E tëra që ishte thënë zyrtarisht, se do të rivalizojë me BMW X4 dhe Volvo XC40, ndërsa nuk specifikohet në cilin aspekt. Po që se dëshiron t’i arrijë këto modele duhet t’i ketë së paku 228 kuajfuqi si X4, apo 248 kuajfuqi si XC40.

Ende nuk dihet se çfarë do të ketë në pjesën e brendshme, por deri më tani, Volkswagen T-Roc R është parë teksa testohej në Nurburgring të Gjermanisë, dhe mund të thuhet se dallon mjaft prej paraardhësit. /Telegrafi/