LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen prodhon veturë luksoze vetëm për tregun kinez (Foto)

Volkswagen prodhon veturë luksoze vetëm për tregun kinez (Foto)

Tregu i veturave në Kinë është shumë i çuditshëm, sepse klientët duan të importojnë makina që janë të ngjashme me ato që prodhohen në vend.

Për këtë arsye, shumë kompani të automobilave kanë bashkëpunuar me prodhues lokalë, që të përshtatin sa më shumë modelet e tyre, transmeton Telegrafi.


Kështu ka vepruar edhe Volkswagen me modelin Phideon, që më së shumti përngjanë me Passat por ka bazë shumë më të madhe.

Kjo makinë që kushton 97 mijë dollarë, është bërë për të përmbushur dëshirat e vendasve që duan komoditet, vend për bagazh, por jo edhe veturë të madhe.

Varësisht nga dëshira, Phideon mund të ofrohet me 2.0-litra dhe 224 kuajfuqi, si dhe 3.0-litra V6 që prodhon 299 kuajfuqi. /Telegrafi/

volkswagen-prodhon-veture-luksoze-vetem-per-tregun-kinez-foto-2

volkswagen-prodhon-veture-luksoze-vetem-per-tregun-kinez-foto-3

volkswagen-prodhon-veture-luksoze-vetem-per-tregun-kinez-foto-4

volkswagen-prodhon-veture-luksoze-vetem-per-tregun-kinez-foto-5