Volkswagen ka zbuluar modelin e ri Golf GTI Edition 50, një moment i veçantë që shënon 50 vjetorin e ikonës sportive GTI, e cila ka fituar status kult dhe është shitur në mbi 2.5 milionë kopje në mbarë botën. Ky edition ekskluziv është më i fuqishmi në historinë e modelit.

Golf GTI Edition 50 vjen me motorin 2.0 TSI, i cili prodhon 325 kuaj/fuqi dhe 420 Nm moment rrotullimi.


Automobili përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 5,3 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 270 km/h. Pajisjet standarde përfshijnë pezullim adaptiv DCC, rrota 19 inç “Queenstown”, si dhe lartësi të ulur për 15 mm.

Për entuziastët është në dispozicion Paketë GTI Performance me goma gjysmë ‘slick’, sistem shkarkimi R-Performance nga titani dhe pedale alumini. Automobili fiton 30 kg lehtësi dhe ka kënd negativ më të madh për rrotat e përparme, për një performancë më dinamike.

- YouTube www.youtube.com

Brenda kabinës, ulëset me detaje jeshile, rripat e kuq të sigurimit dhe pedale alumini e bëjnë Edition 50 të veçantë.

Jashtë, dallon me emblema “GTI 50”, çati dhe kapakë pasqyrash të zinj, dalje të zeza të shkarkimit dhe vija anësore sportive “Tornado Red”. Modeli vjen në pesë ngjyra, përfshirë ngjyrat ekskluzive Dark Moss Green dhe Tornado Red.

Çmimi bazë fillestar në Gjermani është 54,540 euro, ndërsa Paketë Performance shton 4,200 euro. Dorëzimet e para pritet të nisin në tremujorin e parë të vitit 2026.

Volkswagen Golf GTI Edition 50 premton të jetë një nga GTI-të më të dëshirueshme dhe më performative në historinë e legendës sportive. /Telegrafi/