LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen nuk do ta prodhojë më modelin Arteon

Volkswagen nuk do ta prodhojë më modelin Arteon

Volkswagen Arteon – versioni më elegant dhe më i shtrenjtë i Passat, nuk do të prodhohet më nga gjiganti gjerman i makinave.

Kjo vjen pasi marka synon të eliminojë modelet me volum të ulët dhe të përqendrohet në modelet e tij më të njohura, transmeton Telegrafi.


Në një deklaratë për media, CEO i Volkswagen Passenger Cars, Thomas Schäfer, njoftoi se kompania “ka ndërmend të fokusohet më shumë në modelet me volum”, megjithëse “modelet me volum më të ulët si Arteon do të ndërpriten”.

Modeli Arteon u prezantua në mars të vitit 2017 në Motor Show në Gjenevë. /Telegrafi/