Volkswagen nuk planifikon të vazhdojë me prodhimin e versioneve të reja Golf me motor me djegie
Volkswagen nuk planifikon që të zhvillojë një gjeneratë të re me motor me djegie të veturës së saj legjendare Golf.
Kjo është bërë e ditur nga shefi i markës Thomas Schaefer të dielën, teksa ka folur për revistën gjermane të veturave, Automobilwoche.
Me këtë shënohet edhe fundi i linjës së një veture e cila shitet që nga viti 1974.
Kështu, Golf 8, model i cili është aktualisht në prodhim, do të jetë versioni i fundit i motorit me djegie të makinës “hatchback”, me një seri më shumë përditësimesh që priten vitin e ardhshëm.
“Me atë përditësim, vetura pritet që të jetë në prodhim deri në fund të dekadës. Pastaj duhet të presim dhe të shohim se si zhvillohet ky segment”, deklaroi Schaefer. “Nëse bota zhvillohet krejtësisht ndryshe nga sa pritej deri në vitin 2026 ose 2027, ne mund të zhvillojmë një veturë krejtësisht të re – por nuk mendoj se do të ndodhë. Deri më tani kjo nuk pritet”, shtoi ai ndër të tjera, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Vendimi i Volkswagen për të mos investuar në përmirësimin e Golfit, veturës e cila për shumë dekada ishte modeli më i shitur në Evropë, është një shënues i ndryshimit të investimeve nga prodhuesi i veturave nga riorganizimi i motorëve me djegie në uljen e kostos së veturave elektrike.
Marka Volkswagen, pjesë e Volkswagen Group, synon që deri në vitin 2030 veturat e saja të shitura në Evropë të jenë 80 për qind modele elektrike, ndërsa në tregun e Amerikës Veriore ato të përbëjnë 55 përqindëshin e veturave të shitura, ndërsa deri në atë kohë ata synojnë që modelet elektrike të përbëjnë 50 për qind të shitjeve globale.
Prodhuesi gjerman i veturave planifikon që të mbajë emrin Golf për një model elektrik të ardhshëm, por që Schaefer bëri të ditur se modeli më i hershëm ka të ngjarë që në treg të dalë në vitin 2028.
Marka gjermane do të lansojë 10 modele të reja elektrike deri në vitin 2026, duke përfshirë një veturë elektrike me bateri, çmimi i të cilave do të jetë nën 25,000 euro (27,000 dollarë). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave që përfshin disa njësi të RAV4 Prime
Mercedes AMG SL63 duke lëvizur me shpejtësi prej 328 kilometra në autostradat e Gjermanisë
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit