LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen Golf SportWagen ka mundësi të rikthehet (Foto)

Volkswagen Golf SportWagen ka mundësi të rikthehet (Foto)

Gjithçka vendoset, nëse kërkohet në tregun kanadez

Ditëve të fundit, Volkswagen Group ka bërë mjaft njoftime të rrëndësishme, në mesin e tyre se Golf nuk do ta ketë sistemin bazë që e kishte deri më tani, ndërsa Auti do ta zëvendësojë modelin TT, transmeton Telegrafi.


Në një intervistë për Automotive News, Bram Chot që është shef në Audi, ka konfirmuar se edhe modeli R8 do të bëhet elektrik, që t’i bashkohet 20 EV deri në vitin 2025.

Deri më tani, dihej se Golf dhe GolfWagen, do të shiten vetëm në versionet GTI dhe R, teksa sistemi bazë nuk do të ekzistojë. Mirëpo, ka mundësi të ndryshojë, nëse ka kërkesë nga tregu në Kanada, ku SportWagen është Vokswageni më i shitur.

Kërkesa për SUV dhe modele tjera, ka bërë që Volkwagen Golf SportWagen të largohet nga prodhimi, por duket se ka mundësi të rikthehet me ndryshime, që t’i përshtatet kohës. /Telegrafi/