LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen I.D. R shënon rekord të ri të makinave elektrike (Video)

Volkswagen I.D. R shënon rekord të ri të makinave elektrike (Video)

Me të shënuar rokord në Pikes Peak, tani Volkswagen I.D. R është edhe më i fuqishmi i pistës

Të gjithë janë befasuar gjatë vitit të kaluar, kur I.D. R tërësisht elektrik, shënoi rekord duke e kaluar shtegun në malin e thepisur të Pikes Peak, për tetë minuta, transmeton Telegrafi.

Që atherë, shënjestra e VW ka qenë pista në Nurburgring të Gjermanisë, në të cilën edhe shënoi sukses të lart.


Rekordin e makinave elektrike për këtë shteg, që e mbante Nio EP9, tani e ka marrë I.D. R pasi kaloi shtegun për gjashtë minuta e 5.3 sekonda. Madje, për 40.5 sekonda më shpejtë se makina kineze.

Ky rekord i ri për Volksëagen, u shënua nga Romain Dumas, i njëjti që kishte shënuar rekordin e Nio EP9.

Shënimi I fundit, e ka vënë Volkswagen I.D. R në pozitën e dytë të shpejtësisë së kësaj piste, 19.55 sekonda pas Porsche 919 Evo. /Telegrafi/

https://youtu.be/9nNfNjH_rAE