Hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, ka thënë se Samiti BE-Ballkan në Sofje, i projektuar si “Selaniku 2”, ishte shumë zhgënjyes, sepse në thelb nuk erdhi te riafrimimi i perspektivës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Duke folur për çësjtjen e Kosovës ai tha se “udhëheqësit serbë përfundimisht duhet tu tregojnë qytetarëve serbë se Beogradi e ka humbur kontrollin mbi Kosovën 20 vjet më parë”.
Vogel tha për Radion Evropa e Lirë se presidenti francez Emmanuel Macron “hodhi një kovë me ujë të ftohtë” në aspiratat evropiane të vendeve kandidate nga Ballkani, me deklaratën se BE-ja duhet së pari të kryejë reformat e brendshme para se të pranojë anëtarë të rinj.
Më tej Vogel theksoi se është zhgënjyese që shkaku i Kosovës në samit nuk mori pjesë kryeministri i Spanjës dhe se “e gjithë kjo tregon se BE-ja nuk ka rikonfirmuar fuqishëm angazhimin e tyre për zgjerimin në Ballkan”, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, anëtarësimi në BE apo procesi i pranimit nuk është një mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe.
Në pyetjen se në Beograd kanë frikë se kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE është njohja formale e Kosovës, kurse cilido politikan në Serbi këtë vështirë se do të jetë në gjendje ta “gëlltisë” këtë pilulë të hidhur në një ardhme, Vogel mendon se është obligative që Serbia formalisht ta njeh Kosovën për tu anëtarësuar në BE.
Megjithatë, sipas tij, ajo duhet të pranojë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, që do t’i mundësojnë Serbisë dhe Kosovës de facto marrëdhënie shtetërore, diplomatike dhe të tjera.
“Kjo nuk do të ishte një njohje formale e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, por afër saj. Për shembull, dy Gjermanitë kishin marrëdhënie të ngjashëm me ato shtetërore, por pa njohje reciproke. Unë mendoj se këto çështje janë pak a shumë semantike”, tha ai.
“Udhëheqësit serbë përfundimisht duhet tu drejtohen qytetarëve serbë dhe t’ua thonë atë që ata tashmë e dinë. Dhe kjo është se Beogradi e ka humbur kontrollin mbi Kosovën 20 vjet më parë, kryesisht për shkak të dhunës së autoriteteve serbe , e cila shkaktoi rezistencën e shqiptarëve”, shtoi ai.
Ai tha se “pasi Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën, ishte e pashmangshme që ajo shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë”.
Sipas tij, tani është koha për ta njohur këtë realitet.
“Kur kjo të ndodhë, Serbia dhe Kosova do të mund t’i afrohen BE-së”, tha Vogel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti dhe ambasadorin gjerman bisedojnë për proceset zgjedhore në Kosovë dhe në Gjermani

Kurti takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?