Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit me inicialet Y.A i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të katër veprave penale vjedhje e rëndë.
Sipas një njoftimi për media thuhet se gjyqtari individual i Divizionit Penal Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor të pandehurin për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet e katër muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind (200) euro.
“I pandehuri akuzohet se më 13.01.2015, në Shtime me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja të luajtshme e që vetit të i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, me përdorimin e forcës me një shkallë të drurit ku përmes shkallës ka hapur dritaren e katit të dytë, ku prej aty ka hyrë brenda në shtëpinë e të dëmtuarit D.Sh ka marrë stoli prej ari në vlerë rreth 2.500-3.000 euro dhe para të gatshme rreth 50 euro, ndërsa më datë 06.06.2015, në shtëpinë e të dëmtuarit T.Z. në Shtime, i pandehuri fillimisht e kishte kaluar murin në lartësi 2 metra e pastaj përmes një shkalle të metaltë kishte hipur mbi garazh prej aty në terrasë, ku përmes derës së terrasës kishte depërtuar brenda në katin e dytë ku kishte kontrolluar në të gjitha dhomat dhe në dhomën e fjetjes kishte marre 5.215 euro, 5.000 franga zvicerane dhe stoli të ndryshme ari në vlerë prej 6.500 euro, sipas të dëmtuarit dhe dokumentet personale te tij”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se i pandehuri Y.A. pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor është liruar nga akuza për veprën e tretë penale të vjedhjes së rëndë, pasi gjykata nuk ka gjetur se në veprimet e të pandehurit manifestohen elementet e veprës penale për të cilën akuzohet.
“I pandehuri Y.A. pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor është liruar nga akuza për veprën e tretë penale të vjedhjes së rëndë, pasi gjykata nuk ka gjetur se në veprimet e të pandehurit manifestohen elementet e veprës penale për te cilën akuzohet, andaj të njëjtin e ka liruar nga akuza se më 04.02.2015, në fshatin Talinovc i Muhaxherve Komuna Ferizaj, në shtëpinë e të dëmtuarës Xh.S. së bashku me dy persona tjerë P.K dhe K., me përdorimin e forcës, duke depërtuar brenda përmes derës së hyrjes në katin e dytë të shtëpisë pasi ka demuluar dhomën e gjumit ka vjedhur një sasi ari dhe atë 2×2.5 lira, me rreth dekorues, një lirë, dy zinxhirë qafe, dy rreth dore, katër unaza, një palë vathë dhe një telefon celularë “Alkatel” në vlerë mbi 3000 €, e pastaj janë larguar nga aty”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu në njoftim sqarohet se gjykata ka refuzuar akuzën për shkak të heqjes dorë nga ndjekja penale e prokurorit të shtetit, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 të KPRK-së.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, bëhet e ditur në njoftimin për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania