Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

La Rinconada në Peru, besohet të jetë qyteti me lartësinë më të madhe mbidetare në botë, dhe shtëpia e një mori aktivitetesh të paligjshme.
Me një lartësi, prej 5,100 metrash, vendasit jetojnë me vetëm 50 për qind të niveleve të zakonshme të oksigjenit.
Mendohet se trupat e tyre kanë evoluar për të prodhuar dy herë më shumë qeliza gjaku se i yni.
YouTuberi i njohur si Zazza the Italian, ishte në një mision për të eksploruar dhe ajo se çfarë pa aty ishte tmerruese.
Zazza bëri një udhëtim tre-orësh në zonën nga qyteti i Juliaca-s, duke u thënë shikuesve se ishte paralajmëruar se destinacioni i tij ishte ‘i rrezikshëm’ dhe ‘jashtë kufijve’ për turistët – dhe menjëherë pasi mbërriti, ai zbuloi saktësisht pse La Rinconada ka një reputacion kaq të frikshëm.
Përveç faktit që e kishte të ‘vështirë të merrte frymë’ për shkak të lartësisë, Zazza shpjegoi se temperaturat e ftohta ishin ‘shkatërruese’.
“Po ndihem i trullosur. Jemi mbi 5000 metra lartësi mbidetare dhe thonë se kjo mbi 5,000 metra lartësi, atmosfera nuk është e përshtatshme për njerëzit. Po shikoj nëse mund të blejë oksigjen, pasi kam ardhur i papërgatitur”, thotë vlogeri.
“Por mbi 50,000 njerëz jetojnë këtu. Është e pabesueshme”.
Fakti se në një vend të tillë është vështirë të marrësh frymë ka fituar reputacionin e të quajturit “vendi më afër hapësirës”.
Afër këtij qytet është një minierë ari dhe siç shpjegoi Zazza shumica e fëmijëve që jetojnë atje nuk shkojnë në shkollë, pasi janë të detyruar të punojnë në moshë të re.
Burrat në La Rinconada punojnë në miniera, duke nxjerrë ar nga shkëmbinjtë me merkur, ndërsa gratë zakonisht lihen në kërkim të mbetjeve ose detyrohen të kthehen në prostitucion.
“Deri në vitin 2003, ishte një fshat i vogël pa minatorë. Që nga ai vit, pati një vrull të pabesueshëm ari.
“Shumë njerëz kanë filluar të shpërngulen deri më sot, duke arritur në rreth 50 mijë banorë, nga të cilët 70 për qind janë burra, ndërsa pjesa tjetër janë gra”.
Shumica e njerëzve punojnë në miniera, por detyrohen të punojnë pa pagesë për 30 ditë – përpara se t’u jepen 24 orë për veten e tyre ku mund të mbajnë çdo flori që gjejnë.
Pasi u shqetësua për sigurinë e tij ndërsa nata po afrohej, Zazza u shoqërua më pas nga një palë oficerë policie, të cilët ndanë disa informacione të tjera për jetën në qytet.
Oficerët dhe Zazza shpjeguan se bëhen shumë krime në këtë zonë.
“Gjithçka, grabitje me armë, sulme. Ka një çështje territoriale brenda minierës, dhe këtu ata përplasen, ose kanë mosmarrëveshje për kontrollin. Ata grabitin këmbësorët, vjedhin sendet që punëtorët fitojnë në miniera, pastaj largohen dhe fshihen”.
Por gjetja e këtyre kriminelëve është tepër e vështirë pasi policët shpjeguan se për shkak se njerëzit janë ‘të mbuluar’ me shtresa për shkak të të ftohtit, është e vështirë të identifikohen autorët”.
“Nëse mendoj për ferrin… Unë besoj se ky vend i afrohet”, tha Zazza, përpara se të shpjegonte se oficerët më pas e çuan atë në ‘një nga zonat më të rrezikshme në të gjithë Rinconada’-n.
“Tani për tani, ju mund të kaloni”, tha ai. “Por natën, nuk është e këshillueshme, as për [policinë]. Është skena më apokaliptike që kam parë në gjithë jetën time”.
Oficerët shpjeguan se zona patrullohet nga sigurimet private, të cilët janë të autorizuar të mbajnë armë zjarri.
Sipas zyrtarëve, snajperistët janë vazhdimisht në vëzhgim dhe janë gati të marrin në shënjestër nëse dallojnë ndonjë person të dyshimtë.
“Nuk mund të hysh, nuk mund të bësh një gabim”, tha një banor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Të përsosur për njëri-tjetrin: Këto çifte horoskopi janë krijuar për një marrëdhënie romantike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe