LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet se njohja e Kosovës nga Ukraina nuk është afër

Vlerësohet se njohja e Kosovës nga Ukraina nuk është afër

Në asnjë moment Kosova nuk ka pasur hezitim për rreshtim pranë shteteve perëndimore në mbështetje të Ukrainës, por deri më tani Ukraina nuk ia ka kthyer me të njëjtën mënyrë duke njohur Kosovën.

Kosova, me kapacitetet e saja, që nga shkurti i vitit 2022, është munduar të ndihmojë shtetin që po ballafaqohet me agresionin e Rusisë.


E këtë nuk e bëri vetëm me sanksionet ndaj Moskës.

Duke e pasur të pamundur ta ndihmojë me armatim, siç bënë shtetet e fuqishme, Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmoi me trajnime, duke i përgatitur ushtarakët  ukrainas në disa fusha.

“Duke qenë edhe pjesë e grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrianës, me ç’rast dhe kemi ofruar trajnime për pjesëtaret ushtarakë ukrainas, në fushën e deminimit, dhe gjithashtu të materieve të rrezikshme Hazmat, me c’rast kemi pritur në trajnim shumë pjesëtarë, qoftë edhe të pjesës civile”,  u shpreh për TV Dukagjinin zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë derisa Ukraina është në luftë me Rusinë
Lexo po ashtu Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës nuk do të ndodhë derisa Ukraina është në luftë me Rusinë

Për këtë, Kosova u përmend veçanërisht në një publikim të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, si anëtarja më e re operacionit Interflex, ku deri më tash janë trajnuar 34 mijë rekrutë ukrainas.

Trajnime të tilla, për një grup ukrainasesh ishin bërë edhe pak muaj pas fillimit të luftës, që ishin kryer në qytetin e Pejës.

Por përveç ushtarakisht, Kosova i hapi dyert dhe u bë një shtëpi e ngrohtë për rreth 20 gazetarë ukrainas dhe familjarë të tyre përmes një programi që po vazhdon tash e dy vite.

“Gazetarët marrin një rrogë nga Qeveria e Kosovës, gjithashtu apartamentet e tyre paguan, ndërkaq shërbimet të gjitha kryhen nga asociacioni i gazetarëve, duke iu mundësuar atyre integrim në Kosovë, si kurset e gjuhën angleze, gjuhës shqipe. 3 gazetare kanë marrë edhe fëmijët me vete, ata po i ndjekin shkollat private këtu”, tha Getoarbë Mulliqi – drejtoreshë në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Osmani pritet nga Rama dhe Zelensky: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës
Lexo po ashtu Osmani pritet nga Rama dhe Zelensky: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të vijë bashkë me fitoren e luftës

Megjithatë, Ukraina akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ani pse ka zëra deputetësh atje që e përkrahin këtë ide, veçse vendimi ekskluziv i takon Volodymyr Zelenskit.

Bile deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko kishte propozuar një rezolutë për njohjen e Kosovës nga shteti i tij.

E hiç më pak se një ditë më parë nga samiti i Tiranës Presidentja Vjosa Osmani u shpreh e bindur se njohja nga Ukraina do të vijë me fitoren e luftës kundër Rusisë.

Por njohja nuk do të vijë shumë shpejt, sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare Fidan Ukaj, megjithëse vlerëson se Kosova është në rrugë të mirë.

Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore
Lexo po ashtu Osmani: Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore

“Lufta tashmë gjendet në një fazë kritike dhe po ashtu përqendrimi i Ukrainës është në mbledhjen e fondeve dhe armatimit që ta mposht Rusinë, dhe ta fitojë luftën, dhe mendoj se me përfundimin dhe fitoren ndaj Rusisë edhe njohja ndaj Kosovës do të vie. Kosova ishte ndër vendet e para në rresht për sanksione ndaj Rusisë dhe dënimin e agresionit,” u shpreh Fidan Ukaj Njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Përndryshe Kosova i ishte përgjigjur pozitivisht edhe thirrjes së Ukrainës për ndihma humanitare, ku kishte ndarë 100 mijë euro për këtë qëllim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori