Vlerësimet e lojtarëve, Manchester City 4-1 Club Brugge: Cancelo lojtar i ndeshjes

Manchester City ka mposhtur Club Bruggen me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Phil Foden, Riyad Mahrez, Raheem Sterling dhe Gabirel Jesus kanë shënuar golat për qytetarët, ndërsa autogoli i John Stones ishte i vetmi që u shënua nga mysafirët.
Lojtari i ndeshjes ishte Joao Cancelo me notën 9.4, pasi shtoi tre asistime.
Phil Foden dhe Jack Grealish po ashtu u vlerësuan lartë në këtë ndeshje.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Eduard Sobol me notën 6.2.
Notat e lojtarëve të Man City dhe Club Brugge
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































