LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Synojmë mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë

VLEN: Synojmë mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë

Nga koalicioni VLEN thonë se po nxisin masa që synojnë mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit.

Në këtë drejtim, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili obligon tregtarët të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe konkurrencës më të ndershme në treg.

“Kjo mundëson që çmimet e produkteve bazë nuk do të fryhen sipas nevojave përfituese të tregtarëve që synojnë të pasurohen në kurriz të popullit. Pra, nuk mundet më që brenda natës të ngriten çmimet e produkteve ushqimore. Sepse, kjo rëndonte xhepat e qytetarëve tanë me çka shpenzimet mujore veçse shkonin e rriteshin edhe më shumë. Kjo epokë mori fund, aq më shumë tani kur kemi hyrë edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë dhe gjithë qytetarët tjerë kanë nevojë të mbushin sofrat plotë e të solidarizohen me njëri tjetrin. Tani më përmes masës së lartpërmendur qytetarët do të kenë mundësi të mbushin shportat me çmime reale të tregut, dhe jo me çmime që ndryshojnë brenda natës në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, të mesëm dhe të mëdhenj do të jenë të detyruar të publikojnë çmimet e produkteve të tyre onlajn, për t’u mundësuar qytetarëve një pasqyrë më të qartë dhe mundësi për të zgjedhur ofertat më të favorshme. Përjashtim nga ky obligim bëjnë mikro-tregtarët dhe dyqanet e vogla të lagjeve. Ky ligj, i cili pritet të publikohet këto ditë në Gazetën Zyrtare, do të hyjë në fuqi brenda 45 ditëve nga publikimi, ndërsa rregulloret për zbatimin e tij do të publikohen në 10 ditët e ardhshme. Ky vendim vjen pas masave të ndërmarra nga Qeveria për kufizimin e marzheve të fitimit për 102 grupe produktesh ushqimore bazë dhe higjienike, si dhe për vendosjen e çmimeve tavan për 8 grupe të produkteve më themelore ushqimore. Këto masa janë në fuqi dhe do të zgjasin deri më 30 prill, duke mbuluar periudhën e festave të Ramazanit dhe Pashkëve”, thonë nga VLEN.


Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nisur kontrollet në terren për të siguruar respektimin e këtyre masave. Deri në fund të javës, pritet të ushtrohet mbikëqyrje në mbi 1.000 objekte tregtare, pas së cilës do të publikohen të dhëna mbi përputhshmërinë e tregtarëve me vendimet e Qeverisë. Shkeljet e konstatuara do të ndëshkohen me gjoba nga 500 deri në 10.000 euro, ndërsa në rast të mosrespektimit të përsëritur, marketet mund të përballen edhe me mbyllje të përkohshme për 15 ditë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori