LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani zotohet për rritje të pensioneve dhe krijimin e Fondit Pensional

Vjosa Osmani zotohet për rritje të pensioneve dhe krijimin e Fondit Pensional

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se me qeverisjen e saj, barnat për pensionistë do të jenë falas, ndërsa do të ketë reformë në sistemin pensional të Kosovës, çka do të mundësojë rritje të pensioneve, ulje të pragut prej 15 vitesh dhe krijimin e Fondit Pensional.

Gjatë një bashkëbisedime me pensionistët në Prishtinë, Osmani tha se në qeverinë e saj investimet buxhetore do të kthehen në një investim për njerëzit e Kosovës, ku përfshihen edhe pensionistët.

“Nga 6 tetori e tutje, qeveria jonë do të ketë një qasje ndryshe të asaj se si udhëhiqet ky shtet. Do ta shndërrojmë ose do ta kthejmë investimin buxhetor, nga një investim që deri sot ka qenë vetëm në asfalt, në një investim në njerëzit tanë dhe kjo rrjedhimisht kërkon që buxheti kryesisht të shkoj në shëndetësi, në arsim por edhe tek kategoritë siç janë pensionistët”, tha nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.


Ajo tha se kanë paraparë, jo vetëm rritje të pensioneve, por edhe uljen e pragut prej 15 vjet që kërkohet për pensionistët kontributdhënës.

Planin e LDK-së për kategoritë sociale, e prezantoi Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi. Ai tha se LDK synon t’i vazhdojë punët e mira që i ka bërë për pensionistët gjatë kohës sa ishte duke qeverisur me vendin.

“Tek mbrojtja sociale ne synojmë me bë një numër të veprimeve që mbrojnë më mirë secilin pensionist, duke përfshirë pensionet kontributdhënëse dhe pensionet e pleqërisë. Ne synojmë që këtë pragun prej 15 vitesh me e largu dhe varësisht prej kontributit sa ka pas një pensionist edhe me e marrë pagesën në formë të përshkallëzuar. Varësisht nga vitet e kontributit do të jetë edhe lartësia e pensionit”, tha Abrashi.

Ai foli edhe për ndryshimet që LDK planifikon t’i bëjë tek Fondi për pensionet./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori