LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani takon zyrtarët e lartë të PE në Bruksel, flasin për krijimin e qeverisë së re

Vjosa Osmani takon zyrtarët e lartë të PE në Bruksel, flasin për krijimin e qeverisë së re

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Bruksel, ku ka takuar zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McCallister.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja, kanë qenë temat për të cilat është diskutuar.


Postimi i plotë i Osmanit:

“Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, z.David McCallister, ku diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja. 🇽🇰🇪🇺.”, ka shkruar Osmani.

Derisa, nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja e këtij subjekti politik për kryeministre, Vjosa Osmani, po qëndron në Bruksel, dje në selinë e LDK-së është zhvilluar takimi i pestë i grupeve punuese të LVV dhe LDK-së për arritjen e një marrëveshje për koalicion qeverisës. /Telegrafi/