Ajo është e rrallë, luftarake dhe e pandalshme. Emri i saj prej vitesh figuron si një nga vlerësueset e kinematografisë në vend, një sipërmarrëse e suksesshme por mbi të gjitha ajo e ruan suksesin më të madh të jetës, atë të qenit një nënë dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar për dy meshkujt e jetës së saj.
Vjosa Berisha me një karrierë afatgjate si producente, organizatore e PriFest por edhe ndërmarrëse e iniciativave të ndryshme, ka treguar se është shembulli më i mirë se një femër mund t’ia dalë – ani pse zgjodhi qytetin e saj të lindjes për të jetuar e vepruar, me gjithë joshjen nga kryeqyteti anglez, ku ndërtoi për pak kohë jetën e saj në moshë të hershme.
Megjithëse është vënë përballë një sfide, ajo është gati të përballet dhe këtë e ka dëshmuar me pozitivitetin dhe mos-ndërprerjen e asnjë prej atyre që ajo i quan “qëllimet jetësore të saj”. Berisha po e dëshmon që sëmundja që e ka kapluar është thjeshtë kalimtare dhe një sfidë mbi sfidat që ajo tashmë veç i ke tejkaluar.
Në një intervistë përmbledhëse të jetës dhe karrierës së saj, Vjosa për Telegrafin tregoi se si kanë qenë gjithë këto vite të saj profesionale dhe private, ndërsa ka një mesazh special dedikuar atyre për të cilat edhe shënohet muaji tetor (i njohur si muaji rozë) – grave që vuajnë nga kanceri i gjirit.
Telegrafi: Vjosa, një karrierë e gjatë si producente, organizatore e festivaleve por edhe eksperte e komunikimit. Na trego pak si ka qenë në tërësi rrugëtimi juaj profesional gjatë gjithë këtyre viteve?
Vjosa Berisha: Karriera ime profesionale shtrihet diku në 25 vite pune. Studimet Master i kam kryer në Londër në Westminster University, në lëminë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publik, ndërkohë që kam kryer edhe studimet postdiplomike për Diplomaci Bashkëkohore në Maltë.
Në Kosovë është pak sa e vështirë të kesh vetëm një profesion dhe unë në një farë mënyre kam dëshirë të manovoroj në mes shumë punëve apo projekteve në të njëjtën kohë. Pas studimeve në Londër jam kthyer në Kosovë dhe bashkë me Fatosin e kemi hapur kompaninë e PR dhe shtëpi filmike B2 e cila operon edhe sot në Kosovë. Me B2 kemi punuar së bashku në shumë projekte të rëndësishme, përfshirë edhe fushatën shumë të rëndësishme për Kosovën lidhur me Pakon e Maarti Ahtisaarit në 2007, e përkrahur nga USAID e cila kishte një nga fazat edhe fushatën dhe aktivitetet për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe fushatën për Kushtetutën e Kosovës, për të cilat ndihemi shumë krenar që na u dha rasti t’i dejonim në aspektin kreativ dhe tí realizonim me shumë sukses në 2008.
Në 2008 po ashtu së bashku me Fatosin dhe dy artistë të tjerë e themeluam PriFest, të cilin e udhëheq unë qe 13 vite, ndërkohë që kam edhe projekte të ndryshme të Bashkimit Evropian siç është Europe House që e kam udhëhequr në Shqipëri për dy vite, në Kosovë për dy vite dhe momentalisht jam drejtoreshe e Europe House në Shkup. Mbase vlen të ceket këtu edhe puna si producente filmi, ku kam realizuar dy filma, një në regji të Fatos Berisha “Cirku Fluturues” dhe një në regji të Borjan Zafirovski “Happiness Effect” ku isha koproducente. Momentalisht i kam në fazën e zhvillimit edhe dy projekte tjera filmike.
Telegrafi: Me vite të tëra vazhdoni të organizoni PriFest. Sa është e vështirë të organizosh një festival të përvitshëm në Kosovë dhe sa jeni e kënaqur me suksesin që ky festival ka shënuar ndër vite?
Vjosa Berisha: PriFest organizohet tanimë qe 13 vite në kryeqytet dhe jam shumë e lumtur që ka zënë vendin e njërit nga festivalet më të rëndësishme për vendin dhe industrinë e filmit. Nuk është e lehtë aspak të organizohet një festival me ambiciet që i ka pasur PriFest nga fillimi dhe vazhdon t’i ketë sa i përket profesionalizmit dhe cilësisë së lartë, për të cilat nuk bëjmë kompromis asnjëherë. Është festival që ka kosto dhe kërkon logjistikë e organizim, dhe fatkeqësisht, të dyja këto elemente nuk i kemi në Kosovë. Sa i përket aspektit financiar, në vendin tonë nuk respektohet dhe nuk përkrahet shumë arti dhe kultura, prandaj një festival si PriFest, por dhe festivalet tjera të rëndësishme të vendit ende nuk kanë një buxhet të ndarë vjetor nga shteti, që do të na lehtësonte punën shumë. Përveç kësaj, aspekti logjistik është shumë problem sepse nuk kemi hapësira ku mund të organizohen evente të tilla, andaj duhet të improvizojmë dhe kjo nuk është e lehtë. PriFest cdo vit paguan për hapësirat ku mbahet, dhe madje tani e 13 vite nuk kemi as një zyrë tonën asnjë kinema qyteti që mund ta menaxhojmë sepse me kontaktet tona dhe ekspertizën, ne jemi ekipi më adekuat që do t’i ofronte kryeqytetit shumë vlerë sa i përket kinemasë art house e sidomos asaj evropiane dhe regjionale.
Telegrafi: Mendimi juaj për kinematografinë shqiptare viteve të fundit. Sa e shikoni të arrirë punën e filmbërësve dhe aktorëve vendorë?
Vjosa Berisha: Filmbërësit tanë kanë korrur mjaft suksese në vitet e fundit me filmat e tyre. Kjo është një çështje që duhet të na bëj shumë krenar. Nuk është fare e lehtë pjesëmarrja në një festival të kategorisë A me film. Ka shumë shtete të zhvilluara me buxhete shumë më të mëdha se Kosova që ende nuk kanë pas film në disa nga festivalet ku Kosova tanimë ka hyr fal krijimtarisë së regjisorëve të rinj. Ajo që mua më bën edhe më të lumtur është se kemi një valë të tërë të regjisoreve të reja femra të cilat kanë pas sukses të madh këtë vit në festivalet më të rëndësishme. Mendoj se në krahasim me buxhetin e vogël që e kemi për realizim të filmave, suksesi dhe arritja është jashtëzakonisht e madhe. Po ashtu jam shumë e lumtur që PriFest ka luajtur një rol të rëndësishëm për të gjithë këta filma gjatë fazave të prodhimit duke i promovuar në mënyra të ndryshme, duke i dhënë mundësi që përmes programeve tona të lidhen me distributor dhe shitës, dhe po ashtu duke i shfaqur premierat e tyre në festival.
Aktorët tanë po ashtu po shënojnë suksese të rëndësishme, dhe edhe në këtë pikë PriFest ka arritur të ndihmojë sepse tanimë sa vite ne sjellim agjenci kastingu, drejtor kastingu dhe realizojmë workshope të ndryshme e aktivitete profesionale për ti përkrahur dhe lidhur aktorët me agjent dhe menaxher të ndryshëm që mund ti promovojnë ata dhe ti kyçin në projekte filmike jashtë Kosovës.
Telegrafi: Janë jo shumë të shpeshta gratë me suksese të tilla në organizim dhe ndërmarrësi si ju. Sa ka qenë e vështirë për ty si femër të depërtosh në tregun kosovar?
Vjosa Berisha: Është shumë e vështirë dhe unë mendoj se puna ime për shumë vite ka pasur mjaft batica e zbatica sepse tregu ynë është një treg shumë i vogël dhe i pasigurt, prandaj duhet gjithnjë të merremi me më shumë se një punë për të përmbushur edhe ambiciet por edhe aspektin financiar. Ndoshta në tregun Kosovar nuk ka qenë aq e vështirë të filloj sa mund të them është e vështirë të mbijetosh, por atë që e kam parë si sfidë më të madhe ka qenë hapja e kompanisë B2 në tregun shqiptar në 2005, ku kemi qenë aktiv deri në vitin 2019 dhe s’ka qenë fare e lehtë. Tani në Shqipëri jemi të fokusuar më shumë në prodhim filmash dhe kulturë.
Telegrafi: Cila është këshilla që do iu jepnit femrave që kanë potencial, por jo mjaftueshëm sa duhet guxim për të çuar përpara ëndrrat e tyre?
Vjosa Berisha: Femrat në Kosovë që duan të zhvillojnë një biznes privat dhe kanë potencial e ide të mirë, nuk besoj se ju mungon guximi. Atë që do t’u thoja është që të ndjekin ëndrrën dhe mos mbrapsen nga shumë zëra dekurajues që i dëgjojmë çdo ditë sepse ideja e mirë nëse realizohet në mënyrë profesionale gjithnjë do të ketë sukses. Po ashtu do t’u thoja që mos kufizohen vetëm në Kosovë.
Telegrafi: A mendoni se në Kosovë dhe Shqipëri nuk iu jepet sa duhet hapësirë femrave dhe çfarë do të donit të bëhej ndryshe në këtë drejtim?
Vjosa Berisha: E mendoj unë patjetër, por kjo është edhe faktike. Jemi shoqëri shumë patriarkale dhe në fakt edhe kur flasim për hapësirën apo të drejtat e gruas nuk jemi fare bindës se e mendojmë atë, por më shumë e kemi për të përmbushur standardet në letër apo për t’u dukur më bashkëkohor. Unë shpesh e has edhe në biseda me gjininë mashkullore, por fatkeqësisht edhe me atë femërore se nuk e kuptojnë saktë se çfarë do të thotë barazia gjinore, dhe shumë shpesh ngatërrohen. Jemi shumë larg nga ajo që do të dukej e kënaqshme sa i përket hapësirës që duhet të kenë gratë në shoqëri, qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri, por fatmirësisht gratë te ne së paku po e dëshmojnë se janë shumë më të zonja se burrat dhe po e marrin hapësirën me punë dhe mençuri nuk po presin që ajo hapësirë të ju ofrohet nga shteti. Mendoj se kemi gra shumë të zonjat dhe të mençura dhe mendoj se Kosova do të ishte në vend shumë më të mirë pot ë udhëhiqej nga gratë së paku 70% në qeveri qendrore, lokale dhe në biznes e lëmi të tjera.
Telegrafi: Krahas angazhimeve të shumta profesionale, ju jeni edhe një tip mjaft familjar dhe e përkushtuar ndaj bashkëshortit dhe djalit. Na trego pak sa e fortë është lidhja jote me ta?
Vjosa Berisha: Unë, Fatosi dhe Leka jemi jashtëzakonisht të lidhur me njëri tjetrin. Leka tanimë jeton ndaras nga ne, por që shumë shpesh na viziton dhe madje ende organizojmë udhëtime jashtë vendit ku shkojmë të tre. Përveç marrëdhënies që kemi si familje ku ndajmë shumë gjëra e këshilla me njëri tjetrin, ne edhe punojmë së bashku kështu qe lidhja bëhet edhe më e fortë. Për mua edh Fatosin veç e ceka më lartë që punojmë bashkë për shumë vite, kurse Leka organizon pjesën e mbrëmjeve të muzikës në PriFest të quajtur si brend në vete tani PriBeats. Po ashtu ka qenë i angazhuar në festival që kur ishte 17 vjeçe dhe ka punuar në departamente të ndryshme. Ndërkohë që edhe na ndihmon me përkthime mua dhe Fatosit. Një aspekt tjetër me rëndësi të ceket është se ne të tre jemi shumë të hapur me njëri tjetrin dhe ndajmë e kërkojmë këshilla nga njëri tjetri gjithë kohës, si dhe mundohemi që të kalojmë sa më shumë kohë bashkë.
Telegrafi: Një ditë e zakonshme e Vjosës, si nis, si vazhdon dhe si përfundon?
Vjosa Berisha: Një ditë tipike e imja fillon në orën 6:30 në mëngjes kur unë zgjohem dhe shkoj në palestër ose ushtroj në shtëpi një orë. Pastaj vazhdoj me përgatitjen e shtrydhjeve (smoothies) apo lëngjeve të ndryshme të pemëve e perimeve që duhet t’i pi, bëj dush dhe përgatitem për punë. Ndonjëherë ndodh që duhet t’i shëtisë edhe qenët tonë në mëngjes, kështu që mëngjesin e kam kohën më të ngarkuar të ditës. Në punë apo zyrë e kaloj përafërsisht kohën prej 9:00 deri nga ora 16:00 apo 17:00, pastaj kthehem në shtëpi ku zakonisht merrem me përgatitjen e darkës sepse e kam shumë për qejf gatimin. Në mbrëmje zakonisht bashkë me Fatosin ose dalim ose ftojmë miq në shtëpi ose rrimë vet dhe e këtë kohë e shfrytëzoj për relaksim, Netflix, meditim, lojë me qenët, vizitë prindërve etj. Në periudhën e muajve të përgatitjes së festivalit kjo agjendë ndryshon komplet sepse unë zakonisht jam në zyrë nga ora 10 në mëngjes deri në orën 22 në mbrëmje dhe e vetmja gjë që ka prioritet dhe nuk e lë anash është palestra. Ndërkohë fundjavave mundohem zakonisht të udhëtoj jashtë vendit për vizita të shkurta ose të jem në shtëpi dhe të gatuaj pa fund (qesh).
Telegrafi: Keni jetuar për një kohë në Londër. Sa është dallimi mes Prishtinës dhe Londrës dhe a ka qenë i vështirë vendimi për t’u kthyer në vendlindje?
Vjosa Berisha: Oh ajo periudhë ka qenë shumë moti, unë kam shkuar në Londër dy herë për periudha më të gjata ndërsa shkoj shumë shpesh për vizita sepse Londrën e ndjej si qytetin tim më të dashur pas Prishtinës. Kur isha 18 vjeçe (1991) shkova në Londër dhe kam ndenjur gati dy vite, kam punuar. Jam kthyer për shkak se duhet të vazhdoja studimet apo te vendosja të kërkoja azil në Londër, dhe atë nuk e bëra. Pastaj kam shkuar përsëri për studime Master si fituese e bursës Chevening (2001) së bashku me Lekën që vijoi shkollën atje. Kësaj radhe kam ndenjur një vit. Londra dallon shumë nga Prishtina në shumë aspekte dhe normalisht se vendimi për t’u kthyer nuk është i lehtë, por rrethanat ishin të tilla që unë kam menduar se me profesionin tim mund të jem e dobishme në Kosovë. Shpesh e mendoj si do të ishte jeta ime nëse do të rrija atje…mendoj se Londra ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e karakterit tim dhe kjo është reflektuar pastaj në shumë aspekte në jetën time.
Telegrafi: E keni bërë tashmë të ditur tash e sa muaj që jeni diagnostikuar me kancer dhe keni treguar se jeni mjaft luftarake në betejën me këtë sëmundje. Na trego sa shtruar e ke marrë dhe si po e tejkalon këtë gjendje?
Vjosa Berisha: Po, jam diagnostikuar me kancer në vezore në mars të këtij viti. Lajmi ishte shumë shokues sidomos për një person si unë që ka 15 vite që bëj palestër 5 ditën në javë, ushqehem shëndetshëm dhe kujdesem për veten, por ja që ndodhi. Pas konfirmimit të diagonzës, meqë dhimbje nuk kam pas asnjëherë deri tash, unë vendosa që këtë çështje ta trajtoj me pozitivitetin maksimal që mund të kem duke u koncetruar që të bëj çdo gjë që është e mundur për ta luftuar por në të njëjtën kohë duke vazhduar edhe jetën dhe punën në mënyrë normale sa është e mundur. Jam operuar në Gjermani fal reagimit të shpejt të doktorit tim gjinekolog Armend Sadiku, operacioni ishte mjaft i vështirë dhe kaloi me sukses, ndërkohë që protokolli i terapisë më është përgatitur nga doktori Gjerman, por terapinë kam vendosur ta marr në Kosovë në Onkologji në QKUK.
Unë nuk e konsideroj veten si pacient, sepse kanceri më duket më shumë si një gjendje tjetër që unë jam momentalisht. Po kujdesem shumë për ushqimin, jam aktive, nuk i kam lënë ushtrimet dhe dëgjoj këshillat e doktorëve që kam pranë.
Kam dy doktor që konsultohem për së afërmi në baza ditore, Ernesa Xhafa, onkologe në Londër, dhe Ilir Kurtishi, onkolog dhe drejtor i Onkologjisë në Prishtinë. Kosova është shumë e furnizuar me të gjitha terapitë për kemo dhe të gjitha këto jepen falas për pacientët, ambienti në Onkologji është shumë i mirë, stafi, infermierët dhe mjekët janë shumë të përkushtuar dhe kjo mjafton që unë të ndihem rahat që ti kryej terapitë aty. Çdo ditë një hap më shumë përpara, hap pas hapi do ta shohim progresin, mjafton që disponimin dhe fuqinë mendore e trupore e kam që t’i përballojë sfidat që i kam përpara.
Telegrafi: Thënia juaj e jetës?
Vjosa Berisha: E kam dëgjuar shumë shpesh dhe më pëlqen shumë thënia: “Nuk ka rëndësi sa herë rrëzohesh, me rëndësi është sa herë arrin të ngrihesh lartë përsëri”, po e vendos edhe në anglisht më poshtë:
“It’s not how many times you fall that’s important; it’s how many times you get back up that counts”.
Telegrafi: Vjosa, faleminderit shumë që pranove ftesën për këtë intervistë. Për fund, meqë edhe jemi me rastin e muajit tetor i njohur si “muaji rozë” për ndërgjegjësimin e femrave që vuajnë nga kanceri i gjirit – për fund, cili do të ishte mesazhi yt që iu dedikohet të gjitha atyre që po përballen me këtë betejë?
Vjosa Berisha: Unë do të dëshiroja t’ua jap një mesazh jo vetëm femrave por të gjithë grave e burrave, si dhe familjeve të tyre, se kanceri është një lajm shumë i vështirë dhe shokues, por mjekësia ka avancuar dhe zbulime po bëhen çdo ditë andaj nuk duhet ta marrim se është fundi i botës, por duhet të bëhemi të fortë dhe të gjejmë zgjidhje e ta luftojmë. Me këshillat e doktorëve, dhe duke pasur shumë kujdes me ushqim si dhe me aktivitet fizik ditor, kjo luftë mund të jetë e suksesshme. Fundja çdo ditë dëgjojmë më shumë për raste që janë shëruar se për raste fatale. Është me rëndësi që mos të hulumtohet në Google sepse ajo mund të na fus në një botë shumë të errët pa shpresë pasi aty ka hapësirë të shkruaj çdo kush, dhe është shumë me rëndësi ta dimë se çdo trup çdo njeri reagon ndryshe qoftë ndaj një sëmundje qoftë ndaj një terapie, andaj nuk mund të bazohemi në faktin se dikush e ka humbur betejën me kancer dhe ky do të jetë fati edhe për ne sepse trupi ynë mund ta përballojë ndryshe. Ju uroj shërim të shpejt të gjithë atyre që e lexojnë këtë intervistë dhe momentalisht po përballen apo kanë dikë të afërm që po përballet me këtë sëmundje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme