LAJMI I FUNDIT:

Më i vjetër se shteti i Maqedonisë së Veriut, por pa shtetësi

Më i vjetër se shteti i Maqedonisë së Veriut, por pa shtetësi

Është një dekadë më i vjetër se shteti i pavarur në të cilin jeton, por Driton Sherifi nga Kumanova nuk figuron si shtetas i Maqedonisë së Veriut. I lindur në vitin 1981 në Kumanovë, për disa vite radhazi kërkon nga autoritetet të drejtën e shtetësisë. Por një gjë e tillë nuk i është mundësuar edhe pse plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe Kushtetuese. Shkollën e ka mbaruar në Kumanovë dhe thotë se për taksa ndaj shtetit figuron, ndërsa për shtetësi nuk gjendet në regjistra.

“Aq shumë jam mërzitur në këtë shtet sa nuk di më. Njeriu të mos ketë shtetësi. Kërkojnë dokumente që nuk ekzistojnë. Edhe të sëmurem tani nuk mund të shkoj në spital. Pse? Sepse nuk kam shtetësi – tha Driton Sherifi.

Është i martuar, por fëmijët e tij mbajnë mbiemrin e bashkëshortes. Kërkesa e tij është të lëvizë i lirë si çdo qytetarë në botë.


“Kam dëshirë të jetoj me fëmijët e mi, bashkëshorten dhe familjen. Punë nuk kam por i bëra 40 vjet pa dal askund. Fëmijët kanë marr mbiemrin e gruas. Kam dëshirë edhe unë si çdo njëri të dalë në Preshevë ose diku të shëtis dhe të shoh botën. Nuk di as vetë çfarë të them – u shpreh Driton Sherifi.

Problemin e njëjtë ka edhe vëllai i tij Ardian Sherifi i cili gjithashtu ka aplikuar disa herë për shtetësi por i është refuzuar. Familja Sherifi është vetëm një nga mijëra rastet në vendin tonë të cilët nuk figurojnë dhe nuk i garantohet shtetësia. Ndonëse në mandatin e fundit Kuvendi miratoi ndryshime në Ligjin për shtetësi me qëllim regjistrimin e personave fantom, deri më tani autoritetet nuk kanë lëvizur asgjë në këtë drejtim. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme fajin e hedhin tek mungesa e dokumentacionit dhe ngecja në procedurat ligjore. Ndërkohë rreth 2 mijë kërkesa për shtetësi presin në Agjencinë për Siguri Kombëtare për t’i dhënë verifikimin përfundimtar nëse aplikuesve u takon ose jo shtetësia.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori