LAJMI I FUNDIT:

Vjena shndërrohet në “qytet fantazmë”, rrugët e zbrazëta pas sulmit – shihen vetëm policët me armë të gjata

Vjena shndërrohet në “qytet fantazmë”, rrugët e zbrazëta pas sulmit – shihen vetëm policët me armë të gjata

Një ditë pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, rrugët janë të zbrazëta, kurse qytetarët në masë të madhe po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Nëpër rrugë mund të shihet aty-këtu ndonjë kalimtar rasti, e policët po patrullojnë me armë të gjata në çdo lagje të kryeqytetit austriak, transmeton Telegrafi.


Mbi qytet po fluturojnë shumë helikopter dhe po dëgjohen sirena të policisë që patrullojnë pothuajse në çdo cep.

Kujtojmë që në sulmin terrorist kanë humbur jetën pesë persona, kur një person i armatosur me pushkë automatike filloi të shtie mbi qytetarët që ishin të ulur nëpër kafene në afërsi të një sinagoge.

Është konfirmuar se bëhet fjalë për një 20-vjeçar të lindur në Modling të Austrisë, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Ai është vrarë nga policia, kurse policia është vënë pas pjesëmarrësve tjerë në këtë sulm.

Në po të njëjtën natë kur ndodhi sulmi ka hyrë në fuqi edhe “izolimi” si preventivë kundër coronavirusit. E këtë e shfrytëzuan sulmuesit që panë kafenetë e mbushura me civilë.

Ndryshe kujtojmë që ora policore hynë në fuqi nga ora 20:00 dhe zgjatë deri në 6 të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori