Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij është “gati të takojë” përfaqësuesit rusë pasi Vladimir Putin sugjeroi bisedimet e paqes në Stamboll.

Presidenti rus e parashtroi propozimin pasi liderët evropianë e kërcënuan atë me sanksione të reja nëse Rusia nuk përmbushte një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor që fillon të hënën.


Putin propozoi bisedime të drejtpërdrejta të paqes me Ukrainën më 15 maj në Stamboll, Turqi, përcjell Telegrafi.

Zelensky e mirëpriti propozimin, por përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim

Ndërsa së fundmi ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Një ditë potencialisht e mrekullueshme për Rusinë dhe Ukrainën! Mendoni për qindra mijëra jetë që do të shpëtohen”, shkroi Trump në Truth Social.

“Do të jetë një botë krejtësisht e re dhe shumë më e mirë. Unë do të vazhdoj të punoj me të dyja palët për t'u siguruar që kjo të ndodhë”, shtoi ai.

“Një javë e madhe po vjen.” /Telegrafi/