LAJMI I FUNDIT:

Vjen edicioni i shtatë i UPSHIFT: Social Impact Workshop

Vjen edicioni i shtatë i UPSHIFT: Social Impact Workshop

Dëshironi të bëheni agjent i ndryshimeve shoqërore në komunitetin tuaj?

UNICEF Innovations Lab Kosovo ka hapur thirrjen për aplikim për të rinjtë dhe të rejat e komunave të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë. I gjithë procesi gjatë aplikimit është i thjeshtë, identifikoni një sfidë dhe vazhdoni me hapat tjerë në formën e aplikimit. Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë dhe të rejat e moshës 15-24 vjeçare dhe krejt çka duhet është të formojnë një ekip prej 3 deri në 5 anëtar/e.


Aplikantët e suksesshëm do të punojnë ngushtë me ekipin e Laboratorit të Inovacioneve në Kosovë përgjatë punëtorisë UPSHIFT, si dhe në fazën e zhvillimit dhe implementimit të projekteve inovative.

Çka ofron Innovations Lab?

a) Mbështetje financiare deri në 2,000€;
b) Mentorim përgjatë 3 muajve të implementimit;
c) Qasje në hapësire dhe pajisje teknologjike;

Si të aplikoni:

Plotësoni formën e aplikimit online këtu:

http://kosovoinnovations.org/upshift

Afati i fundit për aplikim është: 22 Shtator 2016

Rreth Innovations Lab Kosovo

Një njësi e UNICEF-it në Kosovë, Innovations Lab, i cili filloi punën në vitin 2010, është një shtëpi e ekipit shumëdisiplinor që punon në sektorë dhe fusha të ndryshme për të identifikuar metodat, partnerët, teknologjitë dhe mjetet që premtojnë të hapin shfrytëzim të ri të informacionit dhe teknologjisë, të ndikojë për ndryshim përmes komunikimit dhe të fuqizojë rininë të bëhen agjentë të ndryshimit në kërkimin tonë të një bote më të përshtatshme për fëmijë. Programet e Laboratorit implementohen në bashkëpunim me OJQ-në Peer Educators Network.

Na ndiqni në:

www.facebook.com/kosovoinovations
www.twitter.com/kosinnovations
www.instagram.com/kosinnovations