LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në një xhami në Viti – persona të dyshuar dëmtojnë kasafortën

Vjedhje në një xhami në Viti – persona të dyshuar dëmtojnë kasafortën
Ilustrim

Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Ramjan të Vitisë, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda një objekti fetar (xhami).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku të dyshuarit kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë dhe kanë vjedhur një shumë të pacaktuar parash.

Autoritetet janë njoftuar menjëherë për rastin.


Policia ka nisur një hetim për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij akti të rëndë. /Telegrafi/