LAJMI I FUNDIT:

Vjedhja në Çair, paraburgim për të dyshuarin

Vjedhja në Çair, paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria e Shkupi ka ngritur kallëzim penal kundër një personi për shkak të banditizmit.

Më 20 nëntor, i akuzuari ka hyrë në market në Çair dhe ka nxjerr pistoletën e markës “EKOL Special 99” me kalibër 9 mm dhe ka kërcënuar të dëmtuarin, pronar i marketit. E ka urdhëruar që të largohet nga arka, arriti përmes sportelit, hapi arkën dhe mori para nga të ardhurat ditore në shumën totale prej 5.000 denarë.

Në atë moment, në market ka hyrë edhe një person i cili është hedhur mbi të akuzuarin duke dashur që të mbrojë të dëmtuarit, me çka ka arritur që t’ia marrë edhe armën.


Prokurori publikë nga Gjykata Themelore Shkup ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin, për shkak të rrezikut për arratisje si dhe mundësisë për ndikim tek dëshmitarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori