LAJMI I FUNDIT:

Vizitorët e ekspozitës gërvishtën një Lamborghini Gallardo (Video)

Vizitorët e ekspozitës gërvishtën një Lamborghini Gallardo (Video)

Në një muze të Danimarkës, vizitorëve iu është kërkuar që të gërvishtin çfarë të duan në një Lamborghini që ka vlerën e mbi 150 mijë eurove.

Pasi është konsideruar se në modelin Gallardo janë bërë mjaftë shenja, më nuk iu lejua askujt ta prekë por u vendos të ekspozohej, transmeton Telegrafi.


“Të gjithë jemi të vlefshëm dhe të bukur, por secili që kalon pranë nesh na lë nga një shenjë. Ato mbesin aty dhe nuk largohen më kurrë”, është komentuar ky rast.

Videoja e postuar më poshtë, tregon nga afër super-makinën që po qëndron në galeri si pjesë e një instalacioni artistik. /Telegrafi/