Të hënën për vizitë në vendin tonë ishte Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Ai në Prishtinë u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndërkaq kanë folur për situatën në veri gjatë vitit të fundit, dialogun Kosovë-Serbi, zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur, etj.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se në veri gjatë vitit të fundit ka pasur përmirësime sa i përket situatës së sigurisë atje.
Megjithatë, O’Brien theksoi se pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme, çka sipas tij, kjo ka ndikuar në të mirë të situatës.
Sipas tij, e rëndësishme është që Kosova t’u ofrojë besim qytetarëve në veri se ata mund të ketë një të ardhme, ndërsa theksoi se kjo ka të bëjë me “njerëzit që u besojnë institucioneve”.
“Është e rëndësishme që qeveria juaj t’u japë besim qytetarëve në veri që kanë të ardhme këtu si individ dhe si pjesëtarë të komunitetit serbë. Një besim i tillë e bën çdo gjë shumë më të lehtë edhe nëse marrim hapa për planifikim, ndërlidhje dhe të mos ketë dhunë. Në fund të fundit ka të bëjë me njerëzit që u besojnë institucioneve.
I pyetur se a sheh lidhjen ndërmjet shtetit serb dhe Banjskës, O’Brien u përgjigj “mendoj se kemi folur shumë për këtë”.
“Ajo që shohim është që shteti serb ka ndërmarrë veprime që dhuna të jetë më pak e mundshme dhe për neve kjo është shumë e rëndësishme”.
Ai theksoi se Radoiçiqi, i cili e ka pranuar sulmin në Banjskë, duhet të ndiqet penalisht, për çka theksoi se u është premtuar atyre se do të ndodhë.
O’Brien paralajmëron: Është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, Kurti e kupton këtë
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e dhëna në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.
Ai ka theksuar se është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, ndërsa ka shtuar se “Kurti e kupton këtë”.
“Dëshiroj që ato të zbatojnë plotësisht zbatimet e marra me marrëveshje. Jemi në një çast interesant, kur kryeministri Kurti, mendoj se e kupton se ka mundësi për të thënë, kjo është se si duam që Kosova të duket dhe që të formësojë mënyrën se si reagon bashkësia ndërkombëtare”, tha O’Brien.
Tutje, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, theksoi se rritja ekonomike e të dyja vendeve mund të bëhet nëse ato zbatojnë marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, duke theksuar se “kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”.
“Ndërsa mendoj se edhe presidenti Vuçiq e sheh si një mundësi që të rritet ekonomia shumë më shumë se që është rritur dhe Serbia ka pasur rritje të mirë ekonomike kohëve të fundit, por që të ketë rritje edhe më të madhe, duhet që të ketë një akomodim politik përgjatë viteve të ardhshme përkitazi me Kosovën. Mënyra më e mirë është përmes marrëveshjes bazë dhe aneksit të Ohrit, kjo është mënyra për të ecur përpara”, ka thënë O’Brien në Kanal 10.
Në të kundërtën, ai theksoi se nëse do të ketë ngecje sërish në dialog, të dyja vendet do të humbasin, siç i quajti ai, “mundësitë e hatashme” për vendin e tyre.
“Mendoj se sanksioni kryesor është se të dyja vendet e kanë humbur një mundësi të hatashme për vendin e tyre”, tha O’Brien.
Lidhur me vizitën e O’Brien në Kosovë, ka shkruar edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier përmes një statusi në rrjetin social X ka postuar fotografi krah O’Brien, duke thënë se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështje kyçe bilaterale.
“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, kishte shkruar ambasadori amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës