Zhvillimet në veri të vendit kanë bërë që i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar të jenë për vizitë në Kosovë gjatë javës që po lëmë pas.
Edhe pas takimit të tyre nuk është se pati zgjidhje konkrete, gjersa theksuan tri kërkesat për Qeverinë e Kosovës.
Po javën që po lëmë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se ia ka dorëzuar një draft statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ndërkaq, të premten e 9 qershorit lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga Qeveria e Kosovës.
Vizita e Lajçakut dhe Escobarit në Prishtinë
Rreth tri orë ka zgjatur të hënën në orët e vona të natës takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajçak, gjersa temë diskutimi ishte gjetja e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri.
Pas takimit në Kryeministri, i dërguari i BE-së në një deklaratë për media prezantoi tri kërkesat të cilat ia kishte thënë edhe Kurtit, si qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.
“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçaku, pas takimit trepalësh mbrëmjen e 5 qershorit.
Ai tha se është në interes të të gjithëve që në veri të Kosovës të ketë kryetarë të komunave “legjitime” dhe që përfaqësojnë qytetarët.
Ndërkohë, para gazetarëve ka folur edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar.
Ai tha se erdhi në këtë takim, si mik i Kosovës dhe tha se shpreson që kërkesat e tyre të dëgjohen.
“Nuk kam parë kurrë kaq shumë unitet brenda komunitetit trans-atlatnik. SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe pothuajse çdo mik i Kosovës e ka bërë të njëjtin propozim. Kështu që shpresoj të dëgjohemi”, tha Escobar.
“Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.
Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, të dy thanë se janë në “fillim të misionit të tyre”, që do të zgjasë dy ditë.
“Shpresoj se do njoftojmë për lajme të mira në fund, por nuk kemi arritur atje ende”, deklaroi Lajçaku.
Ndërkaq, në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit.
“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, thuhet në njoftim.
“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, vijonte njoftimi.
Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e pa rezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve.
Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit Scholzit dhe Macron
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të enjten njoftoi se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman.
Rama në një konferencë për media lidhur me situatën në veri tha se ky drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, raporton Telegrafi.
“…I kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz që janë dy kumbarët e Propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit për të cilin e kam vënë në dijeni edhe presidentit e Këshillit Evropian, Charles Michele dhe palën amerikane.
Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”, ishte shprehur ai.
I pari i qeverisë shqiptare tha më tej se është e pakuptueshme arsyeja e ngurrimit të autoriteteve të Kosovës për de-eskalimin e një situate ku dukshëm çdo ditë, çdo orë e humbura më e madhe është Kosova.
“Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë tjera… Kosova po bën diçka që nuk e ka bërë kurrë më parë dhe si kurrë më parë po fajësohet botërisht”, tha ai.
Siç shkruan Telegrafi, Rama tha se beson që krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë e uljes së saj në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe njohjes së ndërsjellë me Serbinë.
Duke folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se është një dokument konfidencial.
“Natyrisht është një dokument konfidencial, i cili pa diskutim nuk pritet të jetë zgjidhja ideale por ju sigurojë që është një dokument i nivelit të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit, duke adresuar të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës…”, tha ai.
“Drafti është neutral, është bërë për Kosovën në radhë të parë. Kosova për mua është mbi të gjitha. Unë skam asnjë interes në Kosovë, nuk marr vota atje, por si kryeministër i Shqipërisë që sheh se si një pjesë e kombit tim po humb në një përplasje me ata që e lartësuan kombin tim dhe hodhën bomba për kombin tim, i ndjej detyrë t’i them këto fjalë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.
Qeveria e Kosovës: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se nga Shqipëria presin mbështetje sa i përket dialogut, duke theksuar se “kanë shumë ndërmjetësues”.
“Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë”, ka thënë Kryeziu për RTV Dukagjinin, në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin u ka prezantuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Kryeziu ka shtuar se çështja e katër kryetarëve në veri – tre prej të cilëve iu është dashur asistim nga Policia e Kosovës për të hyrë në objektet përkatëse komunale – është çështje e kushtetutës dhe sundimit të ligjit.
“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj”, ka thënë ai.
Sipas tij, çështja e marrëveshjeve të mëhershme për Asociacionin është “çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit e cila synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën Serbe’”.
“Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A