LAJMI I FUNDIT:

Vitia u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë

Vitia u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen: Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, e siç tha ai vaksinat jo vetëm që janë të sigurta po janë edhe shpëtim.

Ai shkroi në Facebook, se është vaksinuar si edhe bashkëmoshatarët e tij, mbi 40 vjeç ashtu siç po lejohet tani nga MSH-ja.

“Dje filloi vaksinimi edhe për moshat 40+ vjeç. Si bashkëmoshatarët e mi sot mora vaksinën antiCovid.  Ne së fundi kemi marrë ndihmë shumë të vyer nga Norvegjia me vaksinat AstraZeneca. E di që keni dëgjuar shumë fjalë. Edhe që disi keni hezitime”, shkruan Vitia.


Ai tutje shtoi se, “si gjithnjë ju siguroj që çka themi ashtu dhe është”.

“Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë. Mos e shtyni për një ditë tjetër. Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta. Bashkë dhe si çdo herë – SIGURTË”, shkruan Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori