Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut, ku gjatë takimit u diskutua edhe për vaksinimin e punëtorëve të arsimit.
Në komunikatën për medie thuhet se “Ministri Vitia ka njoftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me rrjedhën e procesit të vaksinimit duke theksuar se procesi po ecën sipas dinamikës së paraparë.
“Do të vazhdohet me përkushtim në mënyrë që edhe punëtorët e arsimit të vaksinohen me kohë dhe sipas dinamikës së paraparë”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka falënderuar ministrin Vitia për përkushtimin në mënyrë që angazhimi i përbashkët që punëtorët e arsimit të jenë në prioritet të vaksinimit të realizohet dhe kështu viti i ri shkollor të na gjej me punëtorë arsimor të vaksinuar dhe të mbrojtur nga pandemia.
“Ky do të ishte moment i mirë dhe do të ndikonte shumë që viti i ri shkollor të ketë nismë të mbarë dhe mësimi të zhvillohet në institucione arsimore. Jasharaj iu drejtua Ministrit Vitia edhe me kërkesën e mijëra punëtorëve të arsimit që të kjo Ministri të punojë me përkushtim lidhur me funksionalizimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore ngase ky Ligj është tepër i nevojshëm për punëtorët arsimor, por edhe për të gjithë të punësuarit në Kosovë”, thuhet më tej në komunikatë.
Vitia thuhet të jetë deklaruar se Ministria që ai drejton është e përkushtuar në angazhimet lidhur me këtë Ligj, por proceduarat dhe infrastruktura gjegjëse ligjore dhe aktet nënligjore e proceduarat tjera që ndërlidhën me këtë Ligj natyrshëm kërkojnë kohë dhe hapësirë , por nuk mungojnë angazhimi dhe përkushtimi që ky Ligj të funksionalizohet kur të realizohen gjithë aktivitetet dhe proceduarat gjegjëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia