Viti 2019, vit historik për 2 Korrikun – Kampionë me tri grupmoshat

Klubi futbollistik nga Prishtina, 2 Korriku e ka cilësuar vitin që lamë pas si vit historik për klubin e tyre.
Viti 2019 do të mbahet mend gjatë për sukseset e arritura gjatë këtij viti nga shkolla e futbollit “2 Korriku”, suksese këto që erdhën si pasojë e punës së madhe të bërë nga trajnerët, futbollistët dhe gjithë stafi përcjellës.
Gjithashtu vlen të ceket se shkolla e futbollit “2 Korriku” këtë vit ka shkruar historinë, pasi që është shkolla e parë e futbollit që është shpallur kampion me tre grupmosha në nivel të Kosovës, sukses ky që u arrit gjatë sezonit 2018/19.

2 Korriku me anë të faqes së tyre zyrtare ka publikuar sukseset dhe trofetë e fituara nga ekipet e moshave të tyre.
Sukseset e grupmoshës U9:-Vendi i 3-të në LRFP (Lidhja Rajonale e Futbollit në Prishtinë)Sukseset e grupmoshës U11:Nën-kampion në turneun "Summer Cup Ulqini 2019"Sukseset e grupmoshës U13:- Kampion të Kosovës - Nën-kampion në grup në kuader te LRFP-së dhe kualifikimi në Play off - Nën-kampion në turneun " Meridian Express" në sheshin Skenderbeu - Nën-kampion në turneun "Summer cup Ulqini 2019"












































