LAJMI I FUNDIT:

Viti 2016, përmes 40 imazheve (Foto)

Viti 2016, përmes 40 imazheve (Foto)

Dhuna tronditi Lindjen e Mesme, migrantët realizuan udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut dhe Evropës dhe votimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara prodhoi rezultate tronditëse. Këto fotografi tregojnë disa prej tregimeve që e definuan vitin 2016.

1. Një shqiponjë kap një dron gjatë një ushtrimi policor në Katwijk, Holandë, më 7 mars. Shqiponja është trajnuar nga kompania e sigurisë “Garda nga Lart”, e cila reklamon shërbimet e saj duke “përdorur zogjtë grabitqarë për të kapur drone armiqësore.” (AFP/ANP/Koen van)

2. Një djalë shikon nga dritarja e ngrirë e një autobusi në Minsk, Bjellorusi, më 5 janar 2016. (AFP/Sergei Gapon)

3. Nadezhda Tolokonnikova, një aktiviste e grupit artistik “Pussy Riot”, performon gjatë xhirimeve të videos së tyre të re muzikore në Moskë, më 13 janar. Kënga “Chaika” i referohet Yury Chaikas, kryeprokurorit rus. (epa/Denis Sinyakov)

4. Një foto e kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, e vendosur jashtë një shtëpie në Ajova, SHBA, më 15 janar. (Reuters/Jim Young)

5. Një grua dhe fëmijët e saj qëndrojnë në rrënojat e një shtëpie të dëmtuar nga betejat në qytetin kurd të Silopit, në juglindje të Turqisë, në afërsi të kufirit me Irakun, më 19 janar. (AFP/Ilyas Akengin)

6. Geovane Silva mban djalin e tij Gustavo Henrique, i cili ka mikrocefali, në një spital në Recife të Brazilit, më 26 janar. Autoritetet shëndetësore në Brazil raportuan për një shtim alarmues këtë vit të rasteve me mikrocefali, një problem në zhvillim, që karakterizohet me madhësi të vogël të kokës. Kjo gjendje është e lidhur me virsin Zika. (Reuters/Ueslei Marcelino)

7. Zyrtarë policorë, me maska kundër gazit lotsjellës, inspektojnë Kuvendin e Kosovës pasi ligjvënësit e opozitës lëshuan gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, në Prishtinë, më 19 shkurt. (AFP/Armend Nimani)

8. Anëtarët e organizatës jo-qeveritare Qendra Ndërkombëtare për Reagim ndaj Emergjencave bëjnë me dorë në drejtim të barkave me migrantë, që arrijnë në Mytilene, në Ishullin verior grek të Lesbosit, pas kalimit të detit Egje nga Turqia, me 22 shkurt. (AFP/Aris Messinis)

9. Një inxhinier ushtarak i ushtrisë ruse kërkon për mina tokësore në qytetin antik të Palmirës, në Siri, më 7 prill. Trupat siriane morën Palmirën nga luftëtarët e Shtetit Islamik më 27 mars, por militantët rimorën një pjesë të qytetin nga mesi i dhjetorit. (epa/Vadim Savitsky)

10. Një vajzë ecën nëpër baltë në një kamp refugjatësh e migrantësh në afërsi të Idomenit në Greqi, në afërsi të kufirit me Maqedoninë, më 10 mars. (epa/Valdrin Xhemaj)

11. Një grua shikon zyrtarët e Policisë ruse gjatë një koncerti më 18 mars në Sheshin e Kuq në Moskë, gjatë shënimit të përvjetorit të dytë të aneksimit të Krimesë nga Rusia. (Reuters/Maxim Shemetov)

12. Mijëra njerëz mbajnë një minutë heshtje në Bruksel, Belgjikë, më 24 mars, në nder të viktimave të disa sulmeve terroriste në këtë qytet të para dy ditëve. (epa/Christophe Petit Tesson)

13. Një djalë sirian ecën përgjatë minares së rrënuar të një xhamie, në qytetin Douma, të kapur nga rebelët, jashtë Damaskut, më 31 mars. (epa/Mohammed Badra)

14. Gazetarja nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova, bashkëpunëtore e Radios Evropa e Lirë, flet para gazetarëve pas lirimit të saj nga paraburgimi, në Baku, më 25 maj. Ismayilova u arrestua në dhjetor të vitit 2014, nën akuzat që nga shumë janë parë si shpagim për raportimet e saj hulumtuese rreth korrupsionit në Azerbajxhan. (Aziz Karimov, RFE/RL)

15. Protestuesit afganë thërrasin slogane antiqeveritare gjatë një proteste në Kabul, më 16 maj. Mijëra njerëz kanë protestuar kundër një vendimi për t’i dhënë kah tjetër një linje transmisioni që lidh Afganistanin me Azinë Qendrore. Shumë njerëz e kanë parë vendimin për ta anashkaluar rajonin – e dominuar kryesisht nga komuniteti shiit hazara – si minim të interesave ekonomike të këtij grupi minoritar. (Wakil Kohsar/AFP)

16. Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, flet për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit, më 25 maj. Savchenko ishte kapur në lindje të Ukrainës, në qershor të vitit 2014 dhe ilegalisht ishte dërguar në Rusi, ku u akuzua për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë. Ajo u lirua gjatë një këmbimi të burgosurish, me dy të burgosur rusë. (Reuters/Gleb Garanich)

17. Protestuesit mbajnë fishekzjarrë pas ngjyrosjes së fasadës së Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, më 31 maj. Pjesëmarrësit në protestat e vazhdueshme antiqeveritare e kanë quajtur këtë lëvizje “Revolucioni shumëngjyrësh”. (epa/Georgi Licovski)

18. Një grua vajton më 11 korrik në Potocari, në memorialin për viktimat e masakrës së vitit 1995 në Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë luftës 1992-95 në Bosnjë, Kombet e Bashkuara e lanë mënjanë Srebrenicën si vend të sigurt për civilët. Por, më 11 korrik 1995, trupat e serbëve të Bosnjës hyn në këtë qytet dhe vranë rreth 8,000 burra dhe djemë myslimanë ditën në vijim. (Midhat Poturovic, RFE/RL)

19. Pjesëtarë të komunitetit LGBTQ dhe përkrahësit e tyre marrin pjesë në ndezjen e qirinjve jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington për të nderuar viktimat e vrasjeve në masë në Pulse, një klub homoseksualësh në Orlando, Florida, më 12 qershor. Një person vrau 49 njerëz dhe lëndoi 53 të tjerë, përpara se të vritej nga policia. (epa/Jim Lo Scalzo)

20. Njerëzit shikojnë vërshimin e lumit Jinsha nga një platformë në Provincën Yunnan në Kinë, më 15 korrik. (Reuters)

21. Shirita të zinj janë vendosur në një monument në Nicë, Francë, më 18 korrik, pasi banorët mbajtën një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmit terrorist në këtë qytet. 84 njerëz u vranë gjatë sulmit, gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Francës, më 14 korrik. (epa/Olivier Anrigo)

22. Flamuj kombëtar të Turqisë dhe një portret i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, qëndrojnë të varur në sheshin Taksim të Stambollit, më 23 korrik, gjatë një proteste kundër grusht shtetit të dështuar ushtarak, që u shtyp më 15-16 korrik. (Petr Shelomovskiy)

23. Gra ukrainase kontrollojnë apartamentet e tyre të shkatërruara, pas luftimeve ndërmjet separatistëve të përkrahur nga Rusia dhe trupave qeveritare të Ukrainës në qytetin Yasinovataya në rajonin lindor të Donetsk-ut, më 1 gusht. (epa/Alexander Ermochenko)

24. Banorët e lagjes së varfër Mangueira në Rio të Brazilit shikojnë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të vitit 2016, më 5 gusht. (Reuters/Ricardo Moraes)

25. Ekipet shpëtimtare kërkojnë viktimat në rrënojat e fshatit Lazio në Amatrice, Itali, më 1 shtator. Një tërmet shkatërrues, i shkallës 6.0, më 24 gusht, la afërsisht 300 persona të vdekur. (epa/Alessandro di Meo)

26. Një shqiponjë e re në Lojërat Botërore të Nomadëve, në Kirgizi, më 6 shtator. (Amos Chapple, RFE/RL)

27. Burra sirianë me foshnje në duar, duke e çarë rrugën përmes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara, pas një sulmi ajror në lagjen Saligin të Alepos, të kontrolluar nga rebelët, më 11 shtator. (AFP/ Ameer Alhabi)

28. Gra hungareze në fustane tradicionale duke dalë nga një vendvotim, gjatë referendumit për kuotat e BE-së për migrantët, në Veresegyhaz, më 2 tetor. Rreth 98 për qind e votuesve refuzuan kuotat obligative për migrantë, por dalja e ulët në votime e bëri votimin të pavlefshëm. (Reuters/Bernadett Szabo)

29. Hebrenjtë hasidë duke festuar Vitin e Ri Hebre, apo Rosh Hashanah, në Uman, Ukrainë, më 2 tetor. (TASS/Viktor Drachev)

30. Nigel Farage, lideri i Partisë britanike të Pavarësisë, festojnë në Londër pasi votuesit britanikë votuan në favor të daljes nga Bashkimi Evropian, në referendumin e Brexit-it më 23 qershor. (epa/Hannah McKay)

31. Gra myslimane dhe turistë të tjerë pushojnë në resorin Neve Zohar në Detin e Zi në Izrael, më 18 tetor. (AFP/Menahem Kahana)

32. Një ekip punon në rrëzimin e një kampi migrantësh, të njohur si “Xhungla” në Kale, në veri të Francës, më 2 tetor. Rreth 6,000-8,000 njerëz kanë jetuar në këtë kamp në kushte të vështira. (AFP/Philippe Huguen)

33. Një vizitor brenda dhomës së kontrollit të Njësisë 4 në centralin bërthamor të Çernobilit, në Ukrainë, më 7 nëntor. Dhoma e kontrollit ishte vendi ku teknikët kuptuan se një test i sistemit të ftohjes kishte dështuar, më 26 prill 1986, që çoi në katastrofën më të madhe bërthamore me civilë. (RFE/RL, Serhiy Korovayniy)

34. Një migrant bëhet gati të pastrohet jashtë një depoje të braktisur në Beograd, Serbi, më 10 nëntor. (Reuters/Marko Djurica)

35. Qytetarët protestojnë kundër presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, para Kullës Trump në Nju Jork, më 12 nëntor, katër ditë pas fitores befasuese në zgjedhjet presidenciale. (AFP/Kena Betancur)

36. Njerëzit vrapojnë, pasi një sulm ajror i koalicionit godet pozitat e kontrolluara nga luftëtarët e Shtetit Islamik në Mosul, Irak, më 17 nëntor. Forcat irakiane të sigurisë, luftëtarët kurdë Peshmerga dhe milicia Shiite janë angazhuar së bashku në ofensivën për ta rimarrë qytetin nga kontrolli i Shtetit Islamik. (Reuters/Goran Tomasevic)

37. Një ushtarak ukrainas gjuan me armë, gjatë përplasjeve me separatistët e përkrahur nga Rusia, në afërsi të fshatit Avdiyivka, më 22 nëntor. (epa/Anatolii Stepanov)

38. Njerëzit mbajnë panotë e liderit të ndjerë të Kubës, Fidel Castro, duke pritur arritjen e kortezhit që bartte eshtrat e tij në Las Tunas, Kubë, më 2 dhjetor. Castro, i cili udhëhoqi Kubën për pothuajse gjysmë shekulli, vdiq në moshën 90 vjeçare, më 25 nëntor. (Reuters/Carlos Barria)

39. Një djalë luan me një aeroplan letre në afërsi të vendit ku u rrëzua një aeroplan në fshatin Saddha Batolni, në afërsi të Abbottabadit, Pakistan, më 8 dhjetor. Të gjithë 47 pasagjerët në bordin e aeroplanit u vranë nga rrëzimi i aeroplanit më 7 dhjetor, përfshirë Junaid Jamshed, një yll pakistanez, i kthyer në predikues mysliman. (Reuters/Faisal Mahmood)

40. Njerëzit duke bartur gjërat e tyre, përderisa po largohen nga Alepo, Siri, nga zonat e kontrolluara nga rebelët, më 13 dhjetor. Forcat qeveritare siriane rimorën territorin e kontrolluar nga rebelët, pas një rrethimi të gjatë dhe luftimeve të ashpra. (Reuters/Abdalrhman Ismai)