Viti 2016 është më i nxehti në Tokë që nga 1880, vit ku ka filluar dhe mbledhja e të dhënave të para. Kjo është certifikuar nga NASA dhe Nooa, Agjencia Federale Amerikane për metereologjinë. Në vitin që sapo lamë pas, temperaturat globale në tokë dhe në sipërfaqen oqeanike, kanë qenë 0.94 gradë Celsius më e lartë në krahasim me mesataren e shekullit XX, duke arritur shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, që kalon madje edhe rekordet paraardhëse të vitit 2014 dhe 2015.
Në raport tregohet se 16 nga 17 vitet më të nxehta të regjistruara kanë qenë në këtë shekull. Matjet direkte të temperaturës nisin që në vitet 1880, por sipas studimeve bota ka qenë kaq e ngrohtë 115 000 vjet më parë dhe planeti nuk ka pasur nivele kaq të larta dioksidi karboni në atmosferë që prej 4 milion vjetësh.
2016-a solli temperatura përvëluese në botë dhe sipas shkencëtarëve moti ekstrem që pasi dhe impakti i ndryshimeve klimaterike tek njerëzit po vijnë më shpejt dhe më ashpër se sa pritej. Raporti tregon se ndotja nga karboni është faktori kryesor për ndryshimet klimaterik dhe do të vazhdojë që të rrisë temperaturat. Të dhënat e reja tregojnë se temperatura në botë është rritur 1.1 gradë celsius më shumë se para revolucionit industrial, para se të niste konsumi kolosal i karburanteve fosile. Kjo e ka afruar rrezikshëm tek objektiv prej 1,5 gradësh për të cilin u ra dakord në konferencën e klimës në Paris që nuk duhet të kalohet. Shumë ekspertë thonë se ky limit është një utopi, pasi 2017 pritet që të jetë një tjetër vit i nxehtë.
Në konferencën e OKB-së në Paris mbi klimën që u mbajt në dhjetor 2015, komuniteti ndërkombëtar është impenjuar të mbajë rritjen e termometrit botëror me nën dy gradë Celcius dhe mundësisht rreth një gradë e gjysmë brenda fundit të shekullit. NASA dhe Nooa, kanë nënvizuar që “temperaturat po arrijnë nivele që mund të kërcënojnë civilizimin tonë”. Është për t’u theksuar se të dhënat e fundit kanë ardhur pikërisht në prag të inaugurimit në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump. Presidenti amerikan, gjithnjë skeptik mbi ndryshimet klimatike, ka folur më shumë se një herë për një teori komploti nga ana e Kinës dhe ka thënë se është i gatshëm të përmbysë masat e marra deri më tani nga Barack Obama. Në bazë të numrave të publikuara, mbetet për t’u kuptuar nëse do të ketë një prapa-kthehu nga ana e presidentit të ri amerikan dhe një qëndrim nga liderët botërorë sa i takon rrezikut klimatik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit
"Iranianët janë shumë të frikësuar"
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi