Viti 2014 – dhjetë lajmet më të lexuara në rubrikën Sport

Transmetimi në kohë reale nga stafi i Sportit në portalin Telegrafi për ditën e fundit të afateve kalimtare, si në atë veror, ashtu edhe në atë dimëror, ka qenë dritarja kryesore informuese e futbolldashësve, të cilët na kanë zgjedhur neve për të marrë vesh rreth përforcimeve më të reja te klubet e tyre të zemrës. Pikërisht këto dy raportime të drejtpërdrejta kryesojnë listën e lajmeve më të lexuara në rubrikën Sport.
Heroizmi i futbollistëve të Kombëtares kuqezi në Beograd dhe mbrojtja e simboleve kombëtare nga lojtarët shqiptarë, nuk ka dyshim se ishin ndër temat më të lexuara. Incidenti i plotë në ndeshjen Serbi-Shqipëri; Reagimi i një tifozi serb kur e sheh flamurin; Cana kafshon tifozin, sigurimi serb grushton atë – përmbyllin top-pesë lajmet më të lexuara të kësaj rubrike.
Momenti historik i risjellë nga Telegrafi (para ‘el Clasicos’ së sivjetme), kur tifozët madrilenë në Santiago Bernabeu i duartrokasin magjisë së Ronaldinhos (më 19 nëntor 2005), nuk kaloi pa u lexuar tej mase.
Vdekja tragjike e futbollisti të Ferronikelit, Triumf Shabani, na bëri të gjithëve të pikëlluar.
Tre lajmet tjera që mbyllin top-dhjetëshen më të lexuar kanë të bëjnë sërish me incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri: Rrahja e tifozit serb nga Cana; Xhaka: Mos ma prek flamurin; dhe Nga një kënd tjetër - si u sulmuan luanët tanë, policia serbe spektator. /Telegrafi/




















































