Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj nëpërmjet një shkrimi satirik ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që PF të çregjistrohet nga ky komision.
Arifaj, ka thënë e quajtur gabim të madh veprimin e KQZ-së, për çregjistrimin e Partisë së Fortë. Ai ka pohuar se prapa këtij vendimi fshihen struktura të cilat i frikësohen Partisë së Fortë, prandaj po mundohen me çdo kusht ta shohin të rrëzuar këtë parti.
Kryetari Arifaj porosit votuesit të mos mërziten nga ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa shton se ata do të jenë gjithmonë me votuesit e tyre.
Shkrimi i plotë i Visar Arifajt pa ndërhyrje:
“Të nderuar nënkryetarë, votues, qytetarë të Kosovës dhe grupe tjera të interesit,
Me pikëllim të thellë shfletoj mediat e paguara nga armiku të cilat me qëllim dashakeqës lajmërojnë për vendimin e KQZ-së rreth çregjistrimit të Partisë së Fortë nga lista e partive politike të republikës sonë të dashur. Ndonëse vendim ligjërisht i saktë, çregjistrimi i Partisë së Fortë është gabimi më i madh që KQZ e ka bërë ndonjëherë, prej që është themeluar. Këto manovra politike janë të përgatitura në kuzhinat ruse. Qentë lehin, ujqit ulërijnë, bletat gumëzhojnë, zogjtë cicërojnë, por karavani hecë. Lajmi për shuarjen e Partisë së Fortë është vetëm rrenë, rrenë, rrenë, mashtrim, mashtrim, mashtrim, manipulim, manipulim, manipulim, fejknjuz, fejknjuz, fejknjuz. Jam i bindur që prapa këtij vendimi fshihen struktura të cilat i frikësohen PF-së dhe mundohen me çdo kusht të na shohin të rrëzuar përtokë duke u thirrur në ligje e rregullore.
Partia e Fortë është mbi ligjin!
Rregullat dhe ligjet me të cilat përcaktohet se si duhet të funksionojnë partitë politike nuk vlejnë për ne. Ato janë vetëm teknikalitete të cilat ne i kryejmë nganjëherë për hatër të votuesve.
Mos qani votues!
Ekzistenca e Partisë së Fortë nuk përcaktohet nga fletoret e KQZ-së. Partia është vetë ajri që ne thithim. Partia është buka që e hamë. Partia është toka që e puthim kur rrëzohemi dhe ajo që na mbanë kur ngritemi përsëri në këmbë. Partia është çdo gjë që na rrethon!
Mos qani votues!
Sado e trishtë që është ideja se tash nuk ke kujt t’ia dhurosh votën, ne do të jemi sërish aty për t’ua kërkuar atë e me atë votë do të të punësojmë ty, djalin e axhës, balldëskën dhe nëse është nevoja edhe atë kusherinin që nuk e njeh por ai t’mban n’mend ty prej kur ke qenë qekaq (duke bërë me dorë gjestin kinse kur ke qenë sa grima).
Mos qani votues!
Ne do të jemi gjithmonë pranë jush për t’ju premtuar çfarëdo që ju do zemra dhe do të jemi gjithmonë aty për t’mos i mbajtur ato premtime. E ardhmja është kohë e gjatë, thonë. Ende ka shumë beteja për të fituar, shumë miliona për t’u gllabëruar.
Mos qani votues!
Atë vaj kthejeni në kurajo për të vazhduar tutje edhe më të fortë. Pikëllimin kthejeni në vullnet për ta ngritur Partinë lartë mbi supet tuaja. Dënesjet kthejini në brohoritje. “Rrnoftë Partia!” dua t’ju dëgjoj duke bërtitur me ballin lartë, dorën e djathtë në zemër e të majten në xhepin e tjetërkujt.
Rrnoftë Partia!
Rrnoftë!”, shkruan Visar Arifaj në Facebook.
Ndryshe, KQZ ka marrë vendim për çregjistrimin e katër partive politike. Sipas vendimit të KQZ-së partitë e çregjistruara janë: Partia e Ballit (PB); Partia e Fortë (PF); Aktivna Gradanska Inicijativa (AGI); dhe Savez Nezavisnih Socijaldemokrata (SNSD).
Këto parti politike nuk kanë dorëzuar të dhënat e ndryshimeve vjetore as pas afatit shtesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Berisha i PLE “kushtëzon” votën për qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-380x233.jpg)
Berisha i PLE “kushtëzon” votën për qeverinë e re
![Miteva: Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/28112024_Miteva-380x233.jpg)
Miteva: Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht