LAJMI I FUNDIT:

‘VIRUSSIA’ – dokumentari që ka shkuar deri në Ukrainë

‘VIRUSSIA’ – dokumentari që ka shkuar deri në Ukrainë

Projekti dokumentar “VIRUSSIA”, përveç Kosovës, tashmë ka bërë bujë edhe në shtetet e rajonit dhe më tej.

Mumin Jashari, producent i këtij cikli të dokumentarëve, ka folur për KosovaPress, duke potencuar faktin se është nga projektet e rralla, ku njëzëri kanë folur shumica e pjesëmarrësve.


Për këtë, ai konsideron se përcaktuese e këtij fenomeni është tema – influenca malinje ruse.

Projekti i serialit të dokumentarëve “VIRUSSIA”, veç Kosovës, tashmë ka zënë vend edhe më larg. Cili është mesazhi i këtij projekti?

Ekipi realizues i projektit “VIRUSSIA” ka bërë një punë të madhe brenda këtyre dy viteve të fundit. Meqë na rastisi të punojmë edhe në kohën e pandemisë, ky projekt mesazhin artistik e ka në titull “virusi rus”. Unë jam producent dhe nuk jam marrë shumë me përmbajtjen, gjë të cilën besoj e ka bërë mjeshtërisht autori Mentor Shala. Por, si artist, projekti ka plotësuar të gjitha kushtet që e bëjnë të rrallë dhe me vlera. Gjatë punës, xhirimeve, në gjithë rajonin, e kam mësuar një gjë, që të gjithë të intervistuarit e kanë potencuar qartë se prania ruse në Ballkan është e dëmshme.

Sa kohë iu është dashur ta përfundoni këtë projekt? Që nga projektimi ideor, xhirimet, mbledhja e materialeve, montimi dhe post-produksioni?

Unë e thashë edhe më herët, se projekti ka filluar realizimin që para paraqitjes së virusit pandmik që e bllokoi botën. Pra, afër dy vite kemi punuar deri në transmetimin e pjesës së parë. Pjesa e dytë do të shfaqet të hënën me 12 korrik, menjëherë pas përfundimit të EURO 2020.

Në projekt flasin edhe personalitete jo shqiptare, madje edhe serbë. Ka pasur pengesa dhe vështirësi për t’i bindur serbët që të flasin?

Ka qenë interesante se për këtë temë të rëndësishme nuk na ka refuzuar askush. Ne kemi intervistuar shumë personalitete, si shqiptarë, serbë, boshnjakë, etj. Kemi xhiruar edhe në Bruksel dhe në Helsinki. E kam vërejtur se tema ka qenë e rëndësishme dhe kryesisht qëndrimet kanë qenë të njëjta. Secili nga pjesëmarrësit ka qenë i vetëdijshëm që është duke kontribuar në këtë çështje. Pa dashur të keqkuptohem, por na kanë pritur mirë edhe të intervistuarit në Beograd, si Vuk Draskoviq e të tjerët. Disa nga serbët, kanë ardhur dhe xhirimet i kemi bërë në Prishtinë.

Producenti i “VIRUSSIA”, Mumin Jashari

Pjesa e parë ka folur për spiunazhin rus. E pjesët e tjera për çfarë temash flitet?

Pjesa e dytë, e cila do të shfaqet të hënën, si në Kosovë, edhe në Bosnjë e Hercegovinë, flet për luftën hibride ruse. Kurse, dy episodet e tjera, pra e treta dhe e katërta, flasin për ndikimin diplomatik dhe atë përmes kishës ortodokse. Ju ftoj që t’i ndiqni, sepse janë shumë interesante.

A ka gjera ekskluzive në dokumentar apo janë vetëm përmbledhje?

Një dokumentar nuk është ekskluziv pa gjëra ekskluzive brenda. Autori Mentor Shala ka punuar shumë në mbledhjen e materialeve, dhe siç e dini, ka bashkëpunuar shumë me institute të veçanta që merren me studimin e kësaj dukurie. Përveç intervistave, Mentori si autor dhe bashkëpunëtorët Menduh Hysa e Gynen Venhari, kanë siguruar edhe materiale të veçanta, të cilat publiku nuk ka pasur rastin t’i shohë apo t’i dijë.

A ka reagime nga ana tjeter për dokumentarin?

Personalisht, unë kam marrë përgëzime për projektin “VIRUSSIA”, por e di që ka pasur edhe disa reagime kundërshtuese nga ambasadori rus në Beograd. Ai e ka dhe një intervistë diku në Serbi, që thotë se ky dokumentar nuk flet për të vërtetat. Por, dokumentari mbështetet në dokumentime.

Ku është shfaqur deri tani dhe a mendoni se do ta shfaqni edhe ne vendet te tjera?

Përveç RTK-së, T7 dhe Televizionit O Kanal në Bosnjë dhe Hercegovinë, dokumentarin po e kërkojnë për transmetim edhe në vende të tjera, duke u nisur nga Shqipëria, Ukraina, Maqedonia Veriore etj. Janë bërë kërkesa edhe në EBU. Do ta shohim. Projekti vlen për ta shikuar dhe besojmë se shikuesi do ta presë mirë kudo që të shfaqet. Të gjitha informatat mund t’i merrni në faqen virusia.net si dhe në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori