LAJMI I FUNDIT:

Virusi Dengue po përhapet në mënyrë të rrezikshme në Brazil, që nga fillimi i vitit janë infektuar pothuajse 365 mijë njerëz

Virusi Dengue po përhapet në mënyrë të rrezikshme në Brazil, që nga fillimi i vitit janë infektuar pothuajse 365 mijë njerëz

Sezoni i ngrohtë me shira në Brazil intensifikoi përhapjen e infeksionit me virusin Dengue, gjë që detyroi institucionet shëndetësore të marrin masa urgjente dhe të fillojnë vaksinimin masiv kundër kësaj sëmundjeje që transmetohet nga mushkonjat.

Në pesë javët e para të këtij viti, janë regjistruar 364,855 raste të pacientëve me Dengue, katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, njoftoi ministria e Shëndetësisë e Brazilit, raporton Reuters.

Përhapja e shpejtë e etheve të Dengue ka rezultuar në 40 vdekje të konfirmuara dhe 265 të tjerë janë ende duke u hetuar, tha në një deklaratë ministria e Shëndetësisë e Brazilit, transmeton Telegrafi.


Autoritetet braziliane blenë 5.2 milionë doza të vaksinës kundër virusit Dengue nga prodhuesi japonez i barnave Takeda’s dhe 1.32 milionë doza të tjera u siguruan pa asnjë kosto.

Numri i rasteve me Dengue në kryeqytetin e Brazilit që nga fillimi i këtij viti ka tejkaluar numrin total të të infektuarve në vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori