LAJMI I FUNDIT:

Virgjëresha – Horoskopi vjetor për 2023

Virgjëresha – Horoskopi vjetor për 2023

Parashikimi për dashurinë, punën dhe shëndetin

Horoskopi vjetor për vitin 2023 për Virgjëreshat tregon që, edhe pse gjithmonë udhëhiqen nga arsyeja dhe planifikojnë e analizojnë gjithçka, tani do t’u duhet të dëgjojnë pak më shumë zemrën.

Do t’i përshtatin planet, andaj misioni i tyre është të kërkojnë ekuilibrin midis arsyes dhe ndjenjave.


Virgjëreshave nuk u rekomandohet të rrezikojnë paratë e tyre duke investuar në projekte të dyshimta që premtojnë fitime të shpejta – ka një probabilitet më të lartë që pritjet të mos realizohen.

Udhëtimet do të jetë i dobishme, duke ofruar jo vetëm përvoja të këndshme, por edhe duke përmirësuar gjendjen fizike dhe emocionale, transmeton Telegrafi.

Puna

Merkuri i fundit retrograd në vitin 2022 fillon më 29 dhjetor, që do të thotë se në Vitin e ri 2023 hyni paksa mendjekrisur, konfuzë, me mendime jo edhe aq pozitive për një të ardhme më të mirë.

Merkuri retrograd do t’ju bëjë të mendoni që puna nuk po ju ecën, që asgjë nuk është organizuar siç duhet, por edhe që vetë nuk mund të lidheni me mendimet tuaja.

Mungesa e përqendrimit në punë do t’ju jetë problemi kryesor, dhe pikërisht duhet vetëm që të ngadalësoni deri më 19 janar kur Merkuri fillon të lëvizë përpara dhe të krijojë kushte për kuptimin dhe organizimin më të mirë të punës.

Jupiteri te Dashi nga 20 dhjetori deri më 16 maj ju sjell mundësi të shkëlqyeshme për zgjidhjen e problemeve të trashëgimisë, por edhe për mbikëqyrje të disa projekteve.

Planeti Mars te Binjakët nuk është në përkrahje tuajën deri më 25 mars 2023, sepse do të vërë në sprovë durimin tuaj në punë. Të tjerët do t’ju perceptojnë si një person të parëndësishëm dhe shumë të vrazhdë. Do të keni konflikte mendimesh të shpeshta me bashkëpunëtorët në periudhën deri para përfundimit të muajit mars.

Është me rëndësi të thuhet që ju jeni një ndër shenjat te të cilat hyrja e Saturnit te Peshqit, më 7 mars, më së shumti do të ndikojë, sepse një cikël i tillë do të zgjasë në tre vjetët e ardhshëm.

Saturni te Peshqit do të jetë shumë sfidues, sepse ndërrimi i partneriteteve afariste është shumë i sigurt dhe disa gjëra të vjetra patjetër duhet të rrënohen, për të ndryshuar marrëdhëniet e partneritetit të cilat do t’ju jenë të rëndësishme në punë.

Hyrja e Jupiterit te Demi nga 16 maji tregon që në pjesën e dytë të vitit do të keni më shumë gjasa për udhëtime të gjata. Është ky një rast i shkëlqyeshëm për arsimim dhe perfeksionim në fushën në të cilën jeni të punësuar.

Për shkak të Venerës retrograde gjatë korrikut dhe gushtit mund të merrni premtime për para, të cilat nuk do t’ju arrijnë në kohë. Në atë interval duhet të jeni të kujdesshëm me investimet.

Merkuri do të jetë retrograd në gusht, shtator, por edhe në dhjetor të vitit 2023, kështu që do të keni faza kur aftësia e të gjykuarit do t’ju jetë e zvogëluar.

Shëndeti

Për shkak të ndikimit të Marsit nga Binjakët mund të rrezikoheni nga lëndimet në punë, por jeni edhe të ngathët, andaj keni përshtypjen që vazhdimisht diçka ju dhemb.

Hyrja në Vitin e ri me Merkurin retrograd do të aktivizojë sëmundjet e vjetra. Megjithatë, Saturni te Peshqit, nga 7 marsi, tregon që shëndeti do të jetë në vend të parë, sepse nga ai moment do të jeni shumë më të ndjeshëm.

Qëndrimi tepër ulur, mund të përkeqësojë shëndetin. Dhe këtu, asnjë ilaç nuk do të ndihmojë, por një ndryshim në zakonet e jetesës: ecja në natyrë, ushqimi i duhur dhe refuzimi i zakoneve të dëmshme (cigaret dhe alkooli).

Rekomandohet veçanërisht që t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme kujdesit për trupin tuaj, të shkoni më shpesh në masazhe, të cilat do të çlodhin trupin dhe mendjen tuaj.

Dashuria

Hyrja në Vitin e ri me Merkurin retrograd ju sjell ndjenja konfuze, por edhe mungesë durimi, sepse Marsi te Binjakët është retrograd. Para jush është viti në të cilin shumë gjëra patjetër do të ndryshohen në marrëdhëniet emocionale.

Hyrja e Saturnit te Peshqit, më 7 mars, do të jetë një test i vërtetë për të gjitha Virgjëreshat të cilat janë të martuara apo bashkëjetojnë me dikë. Është nevoja për t’u përballur me faktin se shumë gjëra do t’ju duhet t’i përfundoni vetë, por edhe t’i harroni disa njerëz, nëse nuk e kanë vendin në jetën tuaj.

Saturni nga Peshqit do të vërë në sprovë ndjenjat tuaja dhe të partnerit, andaj ajo marrëdhënie do të jetë edhe më e fortë apo në një krizë të madhe presioni. Do të aktualizohet një problem i vjetër sërish, por do të keni përshtypjen që në marrëdhënien tuaj me partnerin mungojnë romantika dhe sfida të reja. Është ky rasti për pjesëmarrje në probleme të përbashkëta, andaj duhet të jeni të gatshëm për këtë. Marrëdhëniet që po dështojnë do të ndikohen shumë nga Saturni te Peshqit, andaj me siguri nuk do të zgjasin.

Hyrja e Saturnit te Peshqit do të zgjasë tre vjet dhe kjo është tërësisht kohë e mjaftueshme që ju dhe partneri të ndryshoni perceptimin për martesën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.

Disa Virgjëresha do të dëshirojnë të jenë vetëm ose të distancohen nga të tjerët. Një gjë është e sigurt, dhe ajo është që liria personale do t’ju jetë më e rëndësishme se cilido parim. /Telegrafi/