LAJMI I FUNDIT:

Violeta by Mango, koleksioni i ri pranveror i mbushur me ngjyra dhe modele interesante

Violeta by Mango, koleksioni i ri pranveror i mbushur me ngjyra dhe modele interesante

Violeta by Mango apo “Urban Scenes” është koleksion pranveror nëpërmjet të cilit promovohet stili ekletik dhe i larmishëm, i cili i përshtatet secilës damë me vija të plota. 

Gjithmonë e relaksuar, me disa detaje të sakta, koleksioni Violeta by Mango është e mbushur me pjesë rrobash të cilat janë bërë për shijen e gjithkujt, mirëpo edhe kombinimet të cilat janë të përsosura si për dalje me miq ashtu edhe për punë.

Secila pjesë individuale mund të kombinohet lehtë me pjesët e tjera, kështu që në përgjithësi koleksioni është shumë i gjithanshëm, transmeton Telegrafi

Risi është që në koleksion mund të gjeni një numër të madh aksesorësh – stolish, çantash, këpucësh të cilat jo vetëm që urbanizojnë dhe freskojnë dukjen minimaliste, por zgjojnë edhe ngrohtësinë pranverore.

Rripat përreth belit, si dhe mokasinet janë elemente kryesore të cilat nuk bën assesi t’i harrojmë kur është fjala për modën e përsosur pranverore.

Sa u përket ngjyrave, dominojnë ngjyrat e kaltër e shndritshme dhe rozë.

Që tani mund të siguroni pjesë të reja rrobash, sepse koleksionin mund ta porosisni në sajtin zyrtar.

/Telegrafi/