Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si kryetare e bashkisë së qytezës Fairview, në shtetin e Nju Xhersit, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë detyrë që nga themelimi i kësaj bashkie, thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do të drejtonte një qytet. Familja e saj, me origjinë nga Puka, e la Shqipërinë, për t’i ikur komunizmit, në vitin 1951.
Vetë Violeta, lindi në Itali dhe familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara mbi 50 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 3 muajsh. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo rrëfen se si çdo emigrant amerikan kishte ëndrra të mëdha dhe ngjitja e saj në detyrën e kryebashkiakes, dëshmon se mund të arrihet gjithçka.
Zonja Berisha, e cila do të drejtojë një bashki prej më shumë se 15 mijë banorësh, i tha koleges Klementina Cenkollari, se në Fairview, jeton një komunitet i vogël shqiptaro-amerikan, por zotohet të ndihmojë ata, si dhe shqiptarët që jetojnë në qytetet përreth. Ajo thotë se është krenare që është shqiptare.
Javën e kaluar ju u betuat si Kryetare e Bashkisë së Fairview, duke u bërë e para shqiptaro-amerikane dhe gruaja e parë që mban këtë post të lartë. Çfarë do të thotë kjo për ju, profesionalisht dhe personalisht?
Violeta Berisha: Për mua do të thotë që njeriu mund të arrijë gjithçka që synon. Unë nuk e kisha ëndërruar kurrë se do të drejtoja një qytet. Më parë kisha mbajtur detyrën e këshilltares, që dhe ajo ishte diçka shumë e veçantë për mua. Dhe tani, të jem kryetare, shqiptarja e parë si kryetare bashkie, shqiptarja e dytë si kryebashkiake, por e para në shtetin e Nju Xhersit, kjo është shumë e veçantë.
Familja juaj ka emigruar në SHBA shumë kohë më parë, kur ju ishit vetëm 3 muajsh. Si ka qenë ky rrugëtim për familjen tuaj dhe për ju vetë?
Violeta Berisha: Si çdo emigrant tjetër që vjen në Amerikë, të gjithë kemi një ëndërr. Nuk e di nëse ëndrra ime ishte të bëhesha kryetare bashkie, por është shumë e veçantë që jam në këtë post. Kjo do të thotë se emigrantët, shqiptarët që vijnë në Amerikë po realizojnë atë që kishin menduar se nuk do të ishte kurrë e mundur. Jam përpjekur të jem pranë njerëzve. Të ndihmoj zhvillimin e qytetit. Është diçka shumë shpërblyese për ne. Më pëlqen kur njerëzit bëjnë mirë. Jam shumë krenare me veten që ndihmoj të tjerët, ndihmoj qytetin. Është një përvojë e dobishme.
Kujt ia dedikoni këtë histori suksesi në jetën tuaj?
Violeta Berisha: Absolutisht prindërve dhe fëmijëve të mi. Pa ata, nuk e di ku do të isha. E përmenda këtë dhe gjatë fjalimit që mbajta kur u zgjodha. Ata më kanë ndihmuar për çdo gjë dhe për kapërcimin e çdo pengese që kam hasur në jetë. Dihet se kujtdo i ndodhin gjëra të ndryshme gjatë jetës. Dhe po të mos ishin ata, po të mos më kishin nxitur të bëja gjënë e duhur, nuk e di se ku do të isha.
T’i kthehemi misionit tuaj si kryetare bashkie. Cilat janë përparësitë tuaja dhe cilat mendoni se mund të jenë sfidat kryesore gjatë mandatit tuaj në këtë detyrë?
Violeta Berisha: Shikoni, ato që shumë njerëz i shohin si sfidë, unë i shoh si mundësi. Unë mendoj se do të jetë një gjë e madhe, vërtet e madhe që të jem në gjendje të ndihmoj qytetin të përparojë, të ndihmoj në qëndrueshmërinë e taksave, në shtimin e vlerës së pronës, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetit. Unë jetoj këtu. Dua ta shoh qytetin tim të begatojë. Në fakt nuk shoh ende aq shumë sfida. Nuk jam e sigurt se me çfarë do të përballem tani. Mendoj se si kudo është fluksi i emigrantëve që vijnë në qytet. Nuk do doja të shihja askënd të lëndohet dhe as t’i ndodhte diçka tjetër. Kështu që, nuk shoh ndonjë sfidë të madhe, madje shpresoj të mos ketë, por dhe nëse do ketë, jam gati t’i përballoj.
Le të flasim pak për komunitetin shqiptaro-amerikan. Sa është komuniteti shqiptar aty?
Violeta Berisha: Ne nuk kemi shumë shqiptarë, por ka më shumë në qytetet përreth. Komuniteti shqiptar përbën rreth 10% të popullsisë së qytetit. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që kanë nevojë, në cilindo prej qyteteve dhe që do të na drejtohen për ndihmë në këtë komunitet. Jam e gatshme t’i ndihmoj me gjithçka që mundem. Ndoshta 200, 300. Nuk jam krejt e sigurt mbi numrin e saktë.
Do doja t’ju pyesja gjithashtu në përgjithësi mbi këndvështrimin tuaj për diasporën shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht, integrimin e saj në shoqërinë amerikane?
Violeta Berisha: Siç e dini, shqiptarët kanë ecur shumë përpara në shoqërinë amerikane. Nuk ka asgjë që ata nuk mund ta bëjnë. Tani shqiptarët janë kryetar bashkie, gjyqtarë, sipërmarrës, pra asgjë nuk është e pamundur për ta. Ndaj jam shumë krenare për ta. Jam shumë krenare të them se jam shqiptare. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit