LAJMI I FUNDIT:

Vinicius reagon në rrjetet sociale pasi u përjashtua me karton të kuq ndaj Valencias

Vinicius reagon në rrjetet sociale pasi u përjashtua me karton të kuq ndaj Valencias

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior e ka ndryshuar qasjen e tij në ndeshjen e parë të vitit 2025, pasi më herët ishte kritikuar se hezitonte ta pranonte fajin e tij në raport me gjyqtarët.

Sidoqoftë, pasi ai u përjashtua me karton të kuq ndaj Valencias, braziliani kërkoi falje ndaj bashkëlojtarëve në rrjetet sociale.

Vinicius ka marrë 8 kartonë të verdhë në 20 paraqitje këtë sezon para udhëtimit në Mestalla, atje ku e humbi qetësinë sërish.


Mes fjalëve fyese si ‘budalla’ nga tifozët vendas, portieri i Valencias, Stole Dimitrievski iu afrua në fytyrë për t’i kërkuar që të ngrihet në këmbë pasi u rrëzua brenda zonës.

Vinicius ra në këtë ‘kurth’, duke e shtyrë eventualisht portierin maqedonas me dy duart në fytyrën e tij.

Pas rishikimit nga VAR, gjyqtari i ndeshjes vendosi ta përjashtonte atë me karton të kuq, por kjo nuk e pengoi Real Madridin që ta kompletonte përmbysjen e rezultati në sekondat e fundit të takimit.

Me të përfunduar ndeshja erdhi edhe reagimi i tij në rrjetet sociale, ku përmes platformës X ai shkroi ‘më falni dhe faleminderit ekipit’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Premier League
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Ndërkombëtare
Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

La Liga
Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori