Vikendi, reshje shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për fundjavë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë të jetë nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































