Me datë 22 dhe 23 shkurt në Galeria Shopping Mall nis një vikend më ndryshe.

Personazhe të ndryshme nga filmat e animuar, të cilët janë shumë të dashur për fëmijët tuaj, do të defilojnë në Galeria Shopping Mall. Fëmijët do të kenë mundësi t’i takojnë dhe të krijojnë një kujtim të bukur me maskotën e tyre të preferuar, përmes një fotografie të veçantë për ta. Do të luajnë dhe kërcejnë bashkë me ta. Gjithashtu gjatë ditës do të ketë edhe ‘’facepainting’’ që padyshim do të jetë pjesë tjetër e bukur e këtij vikendi për argëtimin e fëmijëve tuaj.

Aktiviteti i çudirave fillon në ora 14:00 dhe përfundon në ora 19:00.

*Defile në Galeria nga maskotat/ personazhet e ndryshme të filmave të animuar.
* Lojëra dhe kërcim me maskotat
* Fotografi me maskotën e preferuar
* Face painting

Dëshmoje te Spiderman, Batman dhe Superman sa i fortë je edhe ti. Tregoj truqet e tua në Area 52.

Zgjedh të darkosh me njërën nga princeshat e filmave të preferuar. Anna ose Elsa. Të luash e të këndosh me Mickey dhe Minie Mouse, Tommy & Jerry ose Winnie the Pooh. Këto e shumë karaktere interesante ju presin këtë vikend në Galeria Shopping Mall.

Gjithashtu mos i humbisni ofertat e këtij vikendi që padyshim do t’ju mahnitin! Për gjithçka që shtëpia juaj ka nevojë, kompletoje atë me ofertat e mahnitshme nga Aztech, Albi market, Ozdilek, Dormeo, Madame Coco.
Jepi hijeshi edhe më shumë dollapit tënd të rrobave duke u furnizuar në njërën nga më shumë se 100 brende në Galeria. Për pak pushim, sigurohu që kafen ose drekën ta shijosh aty ku duhet, në Galeria me opsione pafund e shije të shumta për secilin prej jush.

E për në fund rrini gati për filmat në Cineplexx që do t’ju habisin. Ju mbetet të zgjedhni në mes top filmave për këtë vikend: “I LOVE TROPOJA”, një ndër filmat më të përfolur ditët e fundit apo LIKE A BOSS një film që nuk duhet ta humbisni e të kaloni një natë vetëm me mikeshat tuaja.

E për këtë vikend të çudirave vetëm për ju do të shfaqet përsëri “Frozen2” nga ora 13:00 deri në ora 17:00 me super çmim për vetëm 2€.

Ju mirëpresim për një vikend plot çudira në Galeria Shopping Mall.