Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se sulmi i fundit terrorist nga Serbia kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.
Madje sipas tij, përmes pamjeve të konfiskuara të regjistruara nga dronët, shihet se përgatitjet për sulmin janë bërë në Serbi.
Dhe sikurse edhe në disa raste më parë, mediat rajonale i kanë dhënë një vëmendje të veçantë deklaratave të tij, përkatësisht ngjarjeve të fundit në Kosovë.
“’Sot do të shohim në detaje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat stërvitore të Serbisë. Në këtë trajnim morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë Milan Mojsiloviq. Vuçiq ka tentuar ta fsheh faktin se Serbia ka qenë e përfshirë në organizimin e këtij sulmi’, tha ministri kosovar me rastin e prezantimit publik të incizimeve të konfiskuara”, ka shkruar Slobodna Bosna, përcjell Telegrafi.
“Pamje të reja nga Kosova tronditin Serbinë: Shihni se si është përgatitur sulmi terrorist në qendrat stërvitore të Ushtrisë Serbe, në stërvitje ka qenë edhe Vuçiq!?”, thuhet në titullin e shkrimit të këtij mediumi.
Ata shtojnë se seancat stërvitore janë mbajtur në Kopaonik, në pronën e Milan Radoiçiqit.
Ndërsa portali nga Bosnja dhe Hercegovina, Klix.ba rikujton se përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës vazhdimisht e kanë identifikuar Milan Radoiçiqin si një nga udhëheqësit e grupit kriminal të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa kanë pohuar edhe se ai ka qenë i përfshirë në konfliktin e armatosur në fshatin Banjskë.
“Është publikuar edhe një video nga manastiri, në të cilën, pretendojnë ata, shihet me uniformë dhe me armë”, shton Klix.
Ndërkohë mediumi Index.hr i Zagrebit shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një video-adresimi në faqen e tij në Instagram, ka thënë se brenda 24 orëve publiku do të shohë prova për “vrasjen brutale të së paku një serbi” në Kosovë.
“Brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni, ne kemi rrëfime të dëshmitarëve okularë, të cilët ishin në vend dhe panë se si të paktën një njeri u vra brutalisht. Serbia nuk do të ndalet derisa të dihet e vërteta e plotë, sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton ky portal i Zagrebit.
E Antena M nga Podgorica shkruan se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Serbia i ka vënë në dispozicion logjistikën dhe infrastrukturën atij grupi.
“Stërvitjet ushtarake u mbajtën në një nga terrenet më të mëdha të stërvitjes ushtarake në Serbi, të paktën katër ditë para sulmit në Banjska, tha Hoxha”, ka shkruar ndër tjerash ky medium. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës