LAJMI I FUNDIT:

Videoja e Messit ‘duke folur anglisht’ është bërë virale, fansat janë ‘të mahnitur’

Videoja e Messit ‘duke folur anglisht’ është bërë virale, fansat janë ‘të mahnitur’

Një video e Lionel Messit duke folur anglisht është krijuar nga inteligjenca artificiale dhe kjo ka mahnitur të gjithë.

Të enjten, Messi shënoi golin e fitores 1-0 të Argjentinës ndaj Ekuadorit, me kampionët në fuqi që filluan pozitivisht kualifikimet për Kupën e Botës.

“Të gjithë duan gjithmonë të mundin Argjentinën dhe aq më tepër tani që jemi kampionë të botës. Nuk mund të relaksohemi, duhet të përmirësohemi në atë që kemi bërë”.


“Objektivi është të kualifikohemi sërish në Kupën e Botës. Na pëlqeu vërtet ajo që bëmë, por duhet të shohim përpara”, ka thënë Messi pas takimit.

Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit
Lexo po ashtu Messi me supergol nga goditja e lirë i jep fitoren Argjentinës ndaj Ekuadorit

Sigurisht, ato citate janë përkthyer. Messi po fliste për shtypin në spanjisht, me superyllin 36-vjeçar që nuk ka folur asnjëherë anglisht në publik.

Ndërsa ylli i Inter Miami pranoi në të kaluarën se kishte marrë mësime në anglisht, ai nuk është në gjendje ta flasë rrjedhshëm gjuhën.

Megjithatë, inteligjenca artificiale ka gjeneruar se si do të tingëllonte Messi nëse do të fliste rrjedhshëm gjuhën angleze, video të cilën e kanë publikuar.

Fansat në ‘X’, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Tëitter, u befasuan nga klipi i pazakontë.

“Betohem që në sekondat e para isha i bindur, zëri është shumë i ngjashëm”, shkroi një fans në profilin e tij.

“Kjo është më e afërta që do të arrijmë të dëgjojmë Messin duke folur anglisht”, shkroi një tjetër.

“Mendova se ishte vërtet ai derisa lexova titullin tuaj, teknologjia është e mahnitshme”, dhe “Unë nuk e di se si ndihem për këtë”, ishin disa komente tjera.

De Bruyne përgjigjet në pyetjen nëse do të preferonte të luante me Ronaldon apo Messin
Lexo po ashtu De Bruyne përgjigjet në pyetjen nëse do të preferonte të luante me Ronaldon apo Messin

Në një intervistë me gazetarin Guillem Balague, Messi pranoi se mësoi anglisht.

“Unë kam mësuar anglisht për një vit e gjysmë, por kur je atje në Angli, mund ta mësosh atë nga nevoja. E kuptoj, por nuk e flas atë”, pati thënë Messi për The Sun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori