LAJMI I FUNDIT:

Video që ilustron në formën më të mirë efektin e botoksit në fytyrë

Video që ilustron në formën më të mirë efektin e botoksit në fytyrë
Foto: Tiktok

Injeksionet me botoks bllokojnë sinjale të caktuara kimike nga nervat, kryesisht sinjale që shkaktojnë tkurrjen e muskujve.

Përdorimi më i zakonshëm i këtyre injeksioneve është për relaksimin e përkohshëm të muskujve të fytyrës që shkaktojnë rrudha në ballë dhe rreth syve.


E demonstrimin më të mirë për rezultatet e kësaj procedure e ka dhënë një qendër estetike me emrin “Vive Aesthetics & Wellness” me bazë në New Jersey, në rrjetin social TikTok.

Në video shihen dy gra, kur ato provojnë të shfaqin ndjenjat përmes mimikave të fytyrës shihet qartë efekti i botoksit. Gruaja pa botoks shfaq plotësisht ndjenjat me mimika dhe mund të kuptohet fare lehtë se çfarë ndjenë, ndërsa te tjera është po thuajse e pa mundur të vëresh se çfarë mundohet të shpreh.

@viveaesthetics

Bye bye wrinkles! 👋 #botox #antiaging #skincare #fyp #foryourpage #viral #newjersey #trending

♬ original sound – Vive Aesthetics & Wellness

Video me përshkrimin “mirupafshim rrudha” ka arritur deri më tani 3.8 milionë shikime, ndërsa është pëlqyer më shumë se 70 mijë herë. Pra, botoksi përdor forma të ndryshme të toksinës botulinum për të paralizuar përkohësisht ose relaksuar aktivitetin e muskujve dhe është një mundësi e mirë nëse doni të shmangni rrudhat dinamike. /Telegrafi/