Victoria Beckham rrëfen betejën me çrregullimin e të ngrënit në serinë e re të Netflix

Victoria Beckham ka folur hapur për përballjen me një çrregullim të të ngrënit në dokumentarin e ri në Netflix, “Victoria Beckham”.
Ish-ylli i “Spice Girl”, rrëfen sfidat që ka pasur me imazhin e trupit dhe ushqimin pas ndarjes së grupit të famshëm në vitin 2000.
Ajo e përshkruan këtë periudhë si “jashtëzakonisht të pashëndetshme”, duke pranuar se çrregullimi e bëri të ndihej e shkëputur nga realiteti.

“Kur ke një çrregullim të të ngrënit, bëhesh shumë e mirë në gënjeshtra, dhe unë kurrë nuk isha e sinqertë me prindërit e mi”, tregon Victoria.
Vëmendja e vazhdueshme mbi pamjen pati ndikim të madh mbi vetëvlerësimin e saj.
“Të thonë vazhdimisht se nuk je e mjaftueshme të prek shumë, dhe kjo ka qenë pjesë e jetës sime”, shton ajo.
Victoria pranon se çrregullimi i të ngrënit u zhvillua si një mënyrë për të marrë kontroll përballë kritikave të vazhdueshme për trupin e saj.
- YouTube www.youtube.com
Seriali gjithashtu trajton ndikimin e dismorfizmit trupor në luftën e saj. Victoria kujton se u bë shumë kritike ndaj vetes dhe ndihej e shkëputur nga realiteti.
Sot, Victoria ka një marrëdhënie më të shëndetshme me ushqimin, megjithëse tregon se ende shmang disa ëmbëlsira.
Seriali, që do të nisë transmetimin në Netflix të enjten, ofron një vështrim pas skenave mbi jetën e këngëtares-zhvillueses së modës, teksa ajo përgatitet për një shfaqje mode në Paris dhe reflekton mbi udhëtimin e saj personal. /Telegrafi/



























































