Ajo mori komplimente të shumta për stilin e saj elegant në dasmën luksoze të djalit të saj të madh, Brooklyn me Nicola Peltz.

Dhe ekspertët e bizhuterive kanë zbulur për "MailOnline" se Victoria, 47-vjeçare, përfundoi pamjen e saj të dasmës më një gjerdan në vlerë dy milionë funte (2 milionë euro).


Kyron Keogh, Bashkëthemelues i "Rox Diamonds & Thrills", ka vlerësuar se varësja e diamantit në formë dardhe ishte në total 15 karat.

56521689 10711711 Wow Jewellery experts have revealed to MailOnline that Victoria  a 16 1649773797279 Victoria Beckham (Foto: Instagram)

Kyron tha për "MailOnline": “Victoria ka vënë një gjerdan të zbukuruar ari me një diamant të prerë në formë dardhe që duket si 12 apo 15 karat”.

Dizajnerja e modës u lavdërua me ansamblin e mahnitshëm të dasmës, me një fustan të frymëzuar nga Studio 54.

Fustani u krijua në atelienë e markës së modës të yllit të Londrës dhe ishte fustani i parë i modës i krijuar nga marka, duke marrë pesë ditë për t'u krijuar nga gjashtë nga ekipi i saj i ateliesë në Londër.

56522491 10711711 Recreate the look For those who don t quite have the VB budget R a 4 1649780613258 Gjerdani i Victorias (Foto: ROX Diamonds & Thrills)

Ylli i “Spice Girls” tronditi me detajet e ndërlikuara të dantellave të qëndisura, të cilat theksonin bukurinë e qartë të veshjes.

Artistja gjithashtu zbuloi se dantella e ndërlikuar në fustan është krijuar duke ndërthurur tre dantella franceze.

Nëna e saj Jackie Adams dhe e dashura e djalit Romeo, Mia Regan, kishin veshur gjithashtu dizajne të krijuara nga Victoria Beckham.

David në anën tjetër iu përshtat bashkëshortes me një kostum elegant të markës Dior. /Telegrafi/

56487475 10708161 image m 15 1649703951138 Victoria Beckham (Foto: Instagram)